Takimi i Dytë i Komitetit Drejtues në Murcia, Spanjë

Takimi i Dytë i Komitetit Drejtues në Murcia, Spanjë

Takimi i Dytë i Komitetit Drejtues në Murcia, Spanjë

Takimi i dytë i Komitetit Drejtues të projektit MED Greenhouses u zhvillua në datat 20 – 21 Nëntor 2018 në Murcia, Spanjë, nën premisat e partnerit CEBAS-CSIC. Regjistrimi për partnerët në projekt filloi në orën 10:30. Partnerët në projekt ishin të gjithë prezent, përveç Këshillit të Qarkut Berat (PP6), i cili kishte informuar që më parë për mungesën e tij, duke dërguar në format elektronik një prezantim të detajuar të veprimtarive të kryera prej tij.

Z. Juan Jose Alarcon, koordinatori i projektit nga CEBAS-CSIC u uroi mirëseardhjen të gjithë partnerëve dhe filloi me diskutimet sipas agjendës së përcaktuar. Më tej, z. Mr. Nikolaos Katsoulas nga Universiteti i Thesalisë (PP1) filloi sesionin e diskutimeve mbi Paketën e Punës 2 (WP2). Universiteti i Thesalisë prezantoi monitorimin e dorëzimit të paketav të punës dhe të gjjithë partnerët diskutuan për aktivitetet e ardhshme të semestrit të dytë të projektit, për t’i lënë më tej vend një diskutimi të hapur.

Partnerët zhvilluan një prezantim të aktivteteve të kryera prej tyre deri në këtë periudhë. Çështjet kryesore të cilat u diskutuan lidheshin me financimin dhe angazhimin për të promovuar serrat bujqësore inovative në rajonet përkatëse

Përshkrimi i detajuar i diskutimeve dhe veprimeve të ndërmarra në këtë takim gjendet këtu

*Data të rëndësishme*

Takimi i 3-të i Komitetit Drejtues do të zhvillohet në Francë, në Maj 2019

Konferenca finale do të mbahet në Larisa, në Qershor 2019

Preznatimi i progresit të kryer në semestrin e parë përfshin:

√ Progresi i përgjithshëm dhe përditësimi i informacionit mbi menaxhimin e projektit

√ Raport progreset

√ Indikatorët e projektit

√ Progresi financiar

√ Vlerësimi i projektit

√ Problematika, diskutime, analiza

√ Diskutim i hapur

Lajmi në website zyrtar të programit gjendet këtu

 

0 Comments

Leave Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *