Bashkia Ura Vajgurore

Pasaporta:      Bashkia Ura Vajgurore

Qarku Berat
Qëndra e Bashkisë Qyteti Ura-Vajgurore
Popullsia sipas Census 2011 27,295
Popullsia sipas Regjistrit Civil 39,551
Sipërfaqja KM² 156.56
Kryetar Bashkie Juliana Mema
Numri i Anëtarëve të Këshillit Bashkiak 21

PROFILI I BASHKISË

Zona Gjeografike: 

Ura Vajgurore kufizohet në veri- perëndim me bashkinë Lushnjë, në veri-lindje me bashkinë Kuçovë, në jug-lindje me bashkinë Berat dhe në jug-perëndim me bashkinë e Roskovecit. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Urës Vajgurore.

Popullsia:

Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 27,295 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 39,551 banorë. Me një sipërfaqe prej 156.56 km2, ajo ka densitet prej 174 banorë/km2 sipas censusit dhe densitet prej 226 banorë/km2 sipas regjistrit civil.

Të dhëna të tjera:

Bashkia e re shtrihet në një zonë të pasur me toka bujqësore shumë pjellore si dhe me burime të rëndësishme guri. Burimet kryesore të të ardhurave për banorët e kësaj zone bazohen te shfrytëzimi i resurseve natyrore, sidomos atyre të përpunimit të inerteve të gurit dhe të lumenjve, i fermave private, përpunimit agro-industrial, plantacioneve me ullinj, dru frutorë dhe vreshta, perimeve, blegtorisë, si dhe përpunimit të produkteve të qumështit dhe mishit.
Kjo zonë është e njohur herët për minierat sipërfaqësore të gurit, ndërsa kohët e fundit edhe për përpunimin e gurit në granil dhe gëlqere, duke u njohur edhe si “gurorja” e Shqipërisë për shkak të numrit të madh të shoqërive private që kryejnë aktivitet në këtë fushë.

Me ndarjen e re administrative kjo njësi vendore ka një profil të rëndësishëm bujqësor, të orientuar sidomos në frutikulturë me prodhimin e ullirit, por nuk mbetet pas dhe blegtoria, drithërat dhe perimet, si dhe shumë foragjere. Veçanërisht Komuna Kutalli është e njohur në rang kombëtar për kultivimin dhe hershmërinë e perimeve në serat pa ngrohje. Këtë mundësi ia jep terreni dhe pozicioni shumë i favorshëm gjeografik që i favorizon fermerët të kultivojnë perime, fruta dhe vreshta.

Njësitë administrative përbërëse

Emri i Njësisë Qytetet dhe fshatrat në përbërje të tyre
Ura-Vajgurore Qyteti Ura Vajgurore, Fshatrat; Bistrovicë, Konisbaltë, Pashalli, Vokopolë, Skrevan
Poshnje Fshatrat; Poshnje, Polizhan, Çiflik, Arrëz, Agim, Banaj, Gajdë, Malas Gropë, Syzez, Sheq Gajdë, Hingë, Kuç
Kutalli Fshatrat; Kutalli, Sqepur, Drenovicë, Samaticë, Pobrat, Rërëz, Protoduar, Goriçan Qendër, Goriçan Çlirim, Malas Breg
Cukalat Fshatrat; Donofrosë, Slanicë, Cukalat, Allambres, Krotinë, Çetë