Pasaporta: Bashkia Kucovë
Qarku | Berat |
Qëndra e Bashkisë | Qyteti Kuçovë |
Popullsia sipas Census 2011 | 31,262 |
Popullsia sipas Regjistrit Civil | 55,293 |
Sipërfaqja KM² | 160.23 |
Kryetar Bashkie | Kreshnik Hajdari |
Numri i Anëtarëve të Këshillit Bashkiak | 31 |
PROFILI I BASHKISË
Zona Gjeografike:
Kuçova kufizohet në veri dhe perëndim me bashkinë Belsh, në lindje me bashkinë Gramsh, në jug me bashkinë Berat dhe në perëndim me bashkinë Ura Vajgurore. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Kuçovës.
Popullsia:
Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 31.262 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 55.293 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 160.23 km2.
Të dhëna të tjera:
Bazuar në ndarjen e re administrativo-territoriale, qyteti i Kuçovës, ish qyteti naftëtar Stalin, bashkohet me tre komuna, duke kombinuar resurset e tij deri me tash të bazuara kryesisht tek nafta, me sektorin bujqësor të këtyre zonave rurale. Burimi kryesor i Kuçovës vazhdon të mbetet nafta dhe gazi, zbuluar hershëm në mënyrë primitive në këtë zonë, që në kohën e mbretërisë së Mbretit Zog, me zbulime të reja në nxjerrjen e naftës në kohën e pushtimit të Italisë, pasuruar me investime në nxjerrjen dhe përpunimin e arit të zi gjatë viteve të diktarurës dhe e shkatërruar pjesërisht gjatë ndryshimit të sistemit në fillim të viteve 1990. Pasuria natyrore e naftës dhe gazit në këtë zonë, vazhdon të konsiderohet ende e lartë, por jo e shfrytëzuar sa duhet si pasojë e mungesës së investimeve në këtë fushë.
Ndërkohë, që resurse të saj janë qindra puse nafte në të gjithë territorin kryesisht në fshatrat Gegë, Havalehas, Frashër, por dhe në qytetin e Kuçovës. Pjesë e resurseve të kësaj bashkie është dhe aerodromi në hyrje të qytetit, aktualisht nën administrimin e NATOS. Kuçova ka pasur dhe ndërmarrje unike në vend si ajo e Riparimit të Avionëve, sot jashtë funksionit.
Njësitë administrative përbërëse
Emri i Njësisë | Qytetet dhe fshatrat në përbërje të tyre |
Kuçovë | Qyteti Kuçovë |
Kozare | Fshatrat; Havalehas, Kozare, Feras Kozare, Salcë Kozare, Vlashuk, Demollarë, Fier Mimar, Zdravë, Gegë, Drizë, Frashër |
Perondi | Fshatrat; Perondi, Magjatë, Tapi, Goraj, Velagosht, Rreth Tapi, Polovinë |
Lumas | Fshatrat; Lumas, Luzaj, Pëllumbas, Katundas, Zelevizhdë, Belesovë, Mëndrak, Sheqës, Bardhaj, Pashtraj, Vodëz, Krekëz, Koritëz |