KËSHILLI I QARKUT

QARKU BERAT

BERATI

Qarku i Beratit ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,798 km² dhe një popullësi prej rreth 230 – 235 mijë banorësh. Qarku i Beratit kufizohet në veri me Qarkun e Elbasanit, në perëndim me Qarkun e Fierit, në Jug me Qarkun e Gjirokastrës dhe në Lindje me Qarkun e Korçës.

Qendra e Qarkut është qyteti i Beratit si një nga qendrat më të vjetra dhe më të rëndësishme të Shqipërisë me vlera të veçanta dhe vazhdimësi jetese të pandërprerë. Ai njihet si qendër e banuar ilire, qytet ilir, arbëror dhe se fundi shqiptar . Dallohet për ndërtimet e kultit me monumentet më të rëndësishëm të cilat shquhen për arkitekturën e spikatur

Qarku i Beratit, i pozicionuar në gjerësi gjeografike veriore 400 52’ 50’’ dhe jugore 400 21’ 05’’, si dhe gjatësi gjeografike lindore 190 33’ 43’’ dhe perëndimore 200 26’ 34’’, në të gjithë gjatësinë e tij përshkrohet nga lumi Osum, ndërsa në veriperëndim nga lumi Devoll.

Bazuar në ndarjen administrative-territoriale, Qarku i Beratit përbëhet nga 5 (pesë) Bashki: Bashkia Berat, Bashkia Kuçovë, Bashkia Ura Vajgurore, Bashkia Poliçan, Bashkia Skrapar