
KËSHILLI I QARKUT BERAT
Kodi i Etikës
Kodi i etikës ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe kodit të etikës dhe sjelljes për aparatin administrativ të Këshillit të Qarkut Berat, në ushtrimin e veprimtarisë dhe përgjegjësisë publike në punë, sipas përcaktimeve të akteve ligjore dhe nën/ligjore në fuqi
Ky kod është ndërtuar bazuar në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, ligjin nr. 9131/2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, Ligji nr. 9367/2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, ligji nr. 10221/2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ligji nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
Në ushtrimin e funksioneve, nëpunësi i Këshillit të Qarkut Berat, duhet të respektojë dhe ndjekë parimet e mëposhtme
- Të kryejë detyrat, në përputhje me legjislacionin në fuqi
- Të veprojë në mënyrë të pavarur nga bindjet politike, fetare, kulturore dhe të mos shfaqë tendenca apo veprime diskriminuese
- Të ushtrojë kompetencat në kryerjen e detyrave me ndershmëri, paanshmëri dhe efikasitet duke marrë në konsideratë vetëm interesin publik
- Të jetë i sjellshëm dhe etik në komunikimin me eprorët, kolegët, vartësit, qytetarët, komunitetin dhe mediat
- Të mos lejojë që interesat e tij private të bëhen pengesë në ushtrimin e funksionit publik duke bërë çdo përpjekje për të shmangur konfliktin e interesit
- Të sillet dhe veprojë duke pasur në konsideratë interesin publik, që besimi i qytetarëve në efektivitetin dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga institucioni të rritet vazhdimisht