Ndodhet në pikën më të lartë të qendrës historike dhe është nga të paktat monumente të periudhës mesjetare në Shqipëri që vazhdon edhe sot të ketë një jetë intensive brenda mureve të saj rrethues. Deri në shekullin XIII qyteti mesjetar zhvillohej kryesisht brenda territorit të kalasë, ku, përveç shumë monumenteve me karakter religjioz, mbrojtës dhe inxhinierik, kishte edhe një numër të konsiderueshëm banesash. Pamjen e sotme arkitektonike dhe urbanistike, ashtu si edhe dy lagjet e tjera, kalaja e mori gjatë shekujve XVIII-XIX. Si çdo vendbanim tjetër i fortifikuar, zhvillimi urbanistik është ndikuar drejtpërsëdrejti nga forma e fortifikimit dhe sidomos e hyrjeve.
Rrjeti kryesor rrugor i lagjes është kushtëzuar në një masë të madhe nga hyrja kryesore veriore, prej së cilës degëzohen tri rrugë kryesore që përshkojnë lagjen; rruga lindore dhe perëndimore ndjekin murin rrethues, ndërsa një tjetër shkon në qendër drejt zonës së akropolit. Nga këto tri arterie kryesore degëzohen një mori rrugicash, të cilat me gjarpërimet karakteristike të urbanistikës mesjetare, krijojnë një qarkullim mjaft interesant e funksional.
Godinat kryesore mbizotëruese, pa dyshim që janë banesat karakteristike që zënë një sipërfaqe të konsiderueshme në shpatin lindor, verior dhe perëndimor të kodrës; ndërsa, në pjesën më të lartë ndodhet kështjella e garnizonit dhe brenda saj – selia. Terreni i ngushtë ka bërë që banesat të vendosen ngjeshur njëra-tjetrës, por megjithatë, ato e ruajnë larminë e tyre.
Banesat në pjesën dërrmuese i takojnë arkitekturës së periudhës osmane të shek. XVIII-XIX. Pjesa më e madhe e banesave janë të vogla, por nuk mungojnë edhe ato me përmasa të mëdha dhe me një arkitekturë më të zhvilluar
Fortifikimi i kalasë
Fortifikimi i Beratit është i vendosur në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Osum, aty ku lugina arrin dhe formon një grykë të ngushtë rreth 50-60 m. Kodra mbi të cilën ngrihet fortifikimi, arrin një lartësi prej 187 m mbi nivelin e ujit të lumit dhe ka formën e një trekëndëshi të çrregullt, me majë të drejtuar nga veriu. Pozicioni strategjik i fortifikimit të Beratit bënte të mundur në antikitet dhe sidomos gjatë mesjetës, kon-trollin e rrugës dhe kalimin nga krahinat fushore të My-zeqesë drejt brendësisë së te-rritorit nëpërmjet luginës së Osumit.
Vendbanimi i hershëm antik në kalà, me përdorimin e blloqeve të mëdhenj në mure, shtrihej pak a shumë në linjat e sotme të mureve dhe kullave mesjetare. I pari që identifikoi qytetin e Beratit me Antipatrean antike, ishte oficeri anglez Ëillim Martin Leak, i cili sjell një citat nga autori romak Tit Livi, sipas të cilit “Antipatrea ndodhet në një grykë të ngushtë”.
Rëndësinë e pozitës së veçantë strategjike, kalasë së Beratit ia përforcon edhe ngritja në shek. III para. Kr., e fortifikimit të Goricës, në krahun e majtë të lumit Osum, duke bërë gati të pamundur kalimin lehtësisisht dhe depërtimin në brendësi të rajonit. Në gjendjen e sotme ekzistuese, fortifikimi i Beratit paraqitet kryesisht me një arkitekturë bizantino-osmane të murit rrethues, me 24 kulla dhe 4 hyrje dhe pak gjurmë nga faza e parë antike. Hyrja kryesore që ndodhet në anën veriore me një oborr të fortifikuar (barbakano) me korridor, i përket një rindërtimi të fillimit të shek. XIII, periudhë kur në kështjellë sundonte despoti i Epirit, Mihal Ëngjëll Komneni. Kjo hyrje mbrohet nga një kullë pesëkëndore në krahun e saj të djathtë. Kullat e tjera në gjithë perimetrin e murit janë ndërtuar në përshtatje me terrenin e kodrës.
Po gjatë periudhës mesjetare – bizantine (shek.XIII), në majën më të lartë të kodrës ngrihet një tjetër rrethim, kështjella e garnizonit (akropoli), e pajisur me dy hyrje dhe 5 kulla mbrojtëse, e cila shërbente si një vendstrehim për garnizonin dhe parinë në rast të marrjes së brezit të rrethimit të parë. Në një periudhë të përafërt, brenda akropolit ngrihet një rrethim tjetër si vendqëndrim për dinjitarët e qytetit (selia), i cili mbrohet nga një kullë pesëkëndëshe në të djathtë të hyrjes dhe një katrore në të majtë të saj. Format e kullave janë nga më të ndryshmet: katrore, pykë, gjysmërrethore, formë u-je, etj. Periodizimi i ndërtimit të kullave shkon nga antikitetit i vonë bizantin, sundimi osman, deri në periudhën e pashallëqeve shqiptare.
Atraksione turistike në lagjen Kala
Katedralja “Fjetja e Shën Mërisë” (shek.XVIII) – Muzeu Onufri
Pozicionohet në një vend dominues të lagjes “Kala”, e ndërfutur midis banesave të shumta dhe që dikur përfshihej në kompleksin e mitropolisë, gjurmë të të cilit ruhen edhe sot. Nga datimi i ruajtur mbi një nga portat e naosit, kisha është rindërtuar në vitin 1797 dhe përbën një nga monumentet më përfaqësuese të arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit. Naosi paraqet një tip bazilike trinefëshe, të mbuluar me qemerë e me kupola. Të tria nefet ndahen midis tyre nga dy radhë kolonash guri me kapitel sipër. Nefi qendror, për vetë kompozimin e tij, ngrihet më lart dy të tjerëve në vertikalitet. Sipër, mbi kupolat gjysëm-sferike dallohen me vështirësi pjesë nga afresku origjinal, i cili më përpara mbulonte gjithë sipërfaqen e kishës. Dyshemeja e naosit është e shtruar me pllaka guri, ku në qëndër ndërtohet një mozaik me motive gjeometrike mjaft interesante. Ndërsa në pjesën perëndimore të naosit ngrihet mafili prej druri, i cili është punuar bukur artistikisht.
Mjaft i spikatur është konservimi i mirë i ikonostasit me gdhendje druri dhe lyer me ar, i datuar në vitin 1806 dhe, ku sot janë ekspozuar ikonat më të famshme të piktorëve më të njohur pasbizantinë në Shqipëri. Mjedisi i altarit, në lindje, ruan pjesë nga afresku origjinal, e ndërkohë është vendi ku janë gjetur dy kodikët e njohur të Beratit (shih pasqyrimin 2). Në pjesën jugore të naosit ndodhet hajati i ndërtuar me arkada, ku gjejnë përdorim kolona të stileve të ndryshme. Ngjitur me hajatin është ndërtuar edhe kambanorja e kishës, në të cilën hipet nëpërmjet shkallëve prej guri.
Aktualisht në ambientet e katedrales ndodhet muzeu ikonografik kombëtar “Onufri”, i cili gjatë muajve të sezonit turistik, frekuentohet nga shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Këtu, në pavionet e tij, janë ekspozuar disa nga ikonat më të famshme të artistëve shqiptarë të grumbulluara nga kisha të ndryshme të Beratit dhe rrethinave të tij.
Shën Kostandini dhe Helena (Shek. XVII)
Kisha e Shën Kostandinit dhe Helenës bën pjesë në tipin e kapelave njënefëshe dhe ndodhet në veriperëndim të Shën Mëri Vllahernës. Planimetria e kishës është afërsisht katrore dhe nga përpara praprihet nga një oborr i vogël i rrethuar me mure. Ambjentet kryesore të kishës janë naosi dhe kthina e altarit, ku ende duken gjurmët e ekzistencës së një ikonostasi në ndarjen midis dy mjediseve. Absida ka formë gjysmë-rrethore nga brenda dhe dy nike për protezis dhe diakonikonin anash. Poshtë, dyshemeja është e shtruar me pllaka guri dhe në qëndër është kompozuar një mozaik me gurë dhe tulla katrore. Afresku ndodhet i konservuar në anën perëndimore dhe atë veriore, i prezantuar në tre rreshta, ku spikat si skenë qëndrore mbi hyrjen kryesore “Fjetja e Shën Mërisë”. Muret janë ndërtuar me gurë dhe llaç balte me breza druri të dallueshëm. Në kishë hyhet nga perëndimi, ndërsa në anën jugore ndodhet një hyrje e dytë. Ndriçimi i brendësisë realizohet nga një dritare mbi hyrjen perëndimore si edhe nga një baxha e hapur në konstruksionin e çatisë
Nga shkrimi i ruajtur ende në anën veriore, dëshmohet se kisha datohet në vitin 1639
Kisha e Shën Mëri Vllahernës
Kisha e Shën Mërisë së Vllahernës është më e vjetra ndër kishat që ruhen ende sot në qytetin mesjetar të Beratit. Pozicionohet në një terren të pjerrët në anën perëndimore të kalasë. Planimetria e kishës ka pësuar shumë ndërhyrje arkitekturore nga versioni origjinal i shek. XIII. Në fillimet e saj kisha ka qenë e tipit kryq i brendashkruar me kupolë mbi tambur, me mbeshtetje të brendshme, tipike e variantit provincial bizantin. Gjatë fazës së dytë, në gjysmën e dytë të shek. XVI, kisha rindërtohet në variantin e sotëm, me çati dyujëshe, pa tavan. Ndërsa në vitin 1578 ripikturohet nga Nikolla, biri i Onufrit, siç del edhe nga mbishkrimi në greqishten bizantine me shkronja të zeza, që ruhet ende mbi derën që lidh narteksin me naosin.
Pjesët përbërëse të monumentit janë: narteksi, naosi dhe mjedisi i altarit. Në ambientin qëndror të naosit hyhet nga tri dyer të vogla, të cilat njëkohësisht ndihmojnë edhe për dhënien e dritës ambientit. Në qendër të naosit ndodhet një mozaik interesant me motivet e rombeve dhe trekëndëshave, që, bazuar nga teknika dhe materialet, duhet t’i përkasë periudhës së dytë të ndërtimit. Ambienti i altarit është pak më i ngritur se naosi dhe është i shtruar me pllaka të zeza, ndryshe nga dyshemeja e naosit. Ndërsa nën narteks, ndodhet një sterë uji e veshur me llaç- hidroizolues për mbajtjen e rezervave të ujit.
Teknika e punimit të muraturës së kishës është ajo e klausonazhit (ndërthurja e elementit të tullës me gurin), teknikë e cila fillon të aplikohet në njëfarë lartësie nga niveli i poshtëm dhe jo që në fillim. Kisha e Shën Mëri Vllahernës shquhet për veshjen e mureve me afresk, ku paraqiten të renditur në tri radhë, nga poshtë – lart, shenjtorët në përmasat reale të trupit të tyre, medalionët e martirëve të kishës si edhe skena nga jeta dhe veprimtaria e Krishtit. Sipërfaqja e gjendjes ekzistuese të pikturës mureale është rreth 125 m² dhe ruhet në një gjendje të mirë konservimi.
Kisha e Shën Kollit (shek. XVI)
Kisha e Shën Kollit ndodhet në krahun perëndimor të kalasë së Beratit, pranë kishës bizantine të Shën Mëri Vllahernës. Periudha e ndërtimit, sipas mbishkrimit që gjendet në murin e brendshëm, vendoset në fund të shek. XVI. Por, nga gjurmët që janë ende prezente, duket që monumenti ka pasur një fazë më të hershme të ekzistencës së tij.
Planimetria e kishës ka në përbërje të saj tri hapësira kryesore; në qendër ndodhet ambienti kryesor i qarkuar me mure dhe i mbuluar me çati tre-ujëshe, pa tavan, ndërsa në të dy anët zhvillohen dy paraklise, edhe këto të pajisura me absida. Paraklisi verior është më mirë i konservuar, ndërsa ai jugor, paraqitet në një gjendje më të degraduar. Vetë ambienti qëndror është një ndërtim i thjeshtë tipik i periudhës pasbizantine, ku mbizotëron muri me breza druri prej gurëve të dimensioneve mesatare. Ambienti i absidës ndahej me naosin nga një ikonostas i drunjtë, gjurmët e të cilit duken edhe sot. Materiali lidhës i murit është prej llaçi – balte, në të gjithë sipërfaqen. Sipas teknikës së kohës, muri përbëhet prej dy brezash druri horizontalë. Konstruksioni i çatisë nga pjesët origjinale konservon ende disa trarë, të cilët kanë edhe motive të stilizuara në trupin e tyre.
Në interierin e monumentit bie në sy prezenca e afreskut, i pikturuar në vitin 1591 nga Onufër Qiprioti. Nëpërmjet një mbishkrimi në portën e murosur verore, mësojmë për kohën e rindërtimit të kishës. Afresku ruhet ende në pjesën veriore dhe në atë jugore, ndërsa në pjesën e absidës, është shumë i dëmtuar dhe nuk mund të dallohen skenat e
or, ku skenat ruhen më mirë, afresku paraqitet në tri pjesë; duke filluar nga poshtë, nga e majta në të djathtë, paraqiten: kryeëngjëlli Mihal, dy strategë të ushtrisë bizantine, një shenjtor me libër në dorë, dhe në fund, në pjesën e altarit, është skena “shestja”, e cila është në një pjesë të saj e dëmtuar. Në mesin e murit paraqiten skena me medalionët e martirëve të kishës dhe në pjesën e sipërme paraqitet gjithë proçesioni “ndalesat e Krishtit”. Në krahun jugor të murit, po ashtu si në krahun verior, afresku ndahet në tri seri, duke filluar nga poshtë, me shenjtorët në gjithë dimensionin e tyre, në mes, me medalionët, dhe në pjesën e sipërme me skena të ndryshme biblike, ku dallohet më qartë “Pagëzimi i Krishtit”. Më sipër, deri ku muri bashkohet me trarët e çatisë, skenat janë shumë të dëmtuara dhe pak të dallueshme. Mjaft e veçantë në këtë monument është prezenca e dy fragmenteve arkitektonike të periudhës paleokristiane, një kolonë dhe një kapitel, të ripërdorur në funksion të altarit. Pjesa e poshtme ka një dysheme të shtruar me pllaka prej qeramike (30 x 30 x 5 cm) të cilat nuk ruhen në gjithë sipërfaqen e naosit, por janë zëvendësuar kohët e fundit me fragmente prej tulle. Ndërsa në pjesën e absidës, dyshemeja është e shtruar me pllaka guri.
Shën Triadha (Shek. XIII-XIV)
Ngrihet në afërsi të mureve të garnizonit dhe atyre ju-gore të kalasë së Beratit dhe ka një pozicion shumë të bukur panoramik. Është ndërtuar në një terren të pjerrët, drejtpërdrejt mbi shkëmbin natyral. Kisha është e stilit kryq i brendashkruar, me mbështetje të brendshme në dy kolona në anën perëndimore dhe nga dy pilastra në atë lindore. Pjesët përbërse të kishës janë: narteksi, naosi dhe mjedisi i altarit.
Narteksi është i ngjitur me muraturën e naosit nëpërmjet fugave mjaft të qarta dhe duhet të jetë ndërtuar menjë-herë pas naosit. Në narteks hyhet nga tri dyer, ku ajo perëndimore, është kryesorja dhe që mbulohet me një hark tu-llash; ndërsa dy të tjerat mbulohen me arkitra guri monolit. Prej narteksit, nëpërmjet një porte të mbuluar me hark, hyhet në ambientin e naosit me planimetri katrore dhe me një kuotë më të lartë se narteksi, duke ndjekur linjën e terrenit. Në qendër të dyshemesë ndodhet kupola gjysmësferike e ngritur mbi tamburin cilindrik, në të cilin ndodhen katër dritare të larta. Fragmentet e kolonave dhe kapiteleve duket që janë ripërdorime dhe u përkasin periudhave më të hershme se koha e ndërtimit të kishës. Ambienti i altarit, i ndodhur në kuotën më të lartë, është ndërtuar direkt në shkëmb dhe, nga ana e jashtme, absida aktualisht ndodhet e rrethuar nga struktura muresh relativisht të vona. Absida nga jashtë është e tipit trifaqësh, me dritare në qendër. Edhe këtu, ashtu si në rastin e Vllahernës, kemi zbatimin e teknikës së klausonazhit (ndërthurja e tullës me gurin), jo që në fillim të muraturës, por në mesin e saj.
Piktura murale brenda në kishë aktualisht ndodhet e dëmtuar në pjesën më të madhe të saj, por megjithatë, ende ruhen disa skena me temë biblike si rreth tamburit, ku ruhen ende mirë dymbëdhjetë figura profetësh që mbajnë rulot në dorë, disa skena të tjera si “Ngjallja e Llazarit”, “Darka mistike” apo edhe “Larja e këmbëve të apostujve”.
Xhamia e Bardhë
Xhamia e Bardhë ndodhet në gjendje rrënoje brenda rrethimit të dytë (akropolit) të kalasë, në anën veriore të tij. Strukturat përbërëse të xhamisë ngrihen mbi ndërtime më të vjetra mbrojtëse të murit rrethues të akropolit. Pjesët përbërëse të monumentit janë: salla e lutjeve (me përmasa 9,46 x 7,65 m), hajati, më i gjerë se xhamia (10,70 x 6,01 m), si dhe minarja në anën perëndimore. Hyrja ndodhet në anën veriore ku, nëpërmjet një korridori në hajat, kalohet në sallën e lutjes, e cila ndodhet në një kuotë pak më të ulët. Muret e sallës ruhen në rreth 30 cm lartësi dhe e gjithë struktura ngrihet mbi një nënndërtim në rolin e bodrumit.
Në anën perëndimore të sallës ndodhet minarja e punuar me gurë të skalitur bukur, ku spikat punimi i fugave të holla të llaçit midis gurëve. Në minare kalohet nëpërmjet shkallëve helikoidale të ndodhura brenda sallës së lutjeve. Në gjend jen e sotme të rrënojave nuk mund të dallohen gjurmë të mirabit. Nga planimetria dhe forma, mendohet që xhamia të ketë qenë mbuluar me çati druri. Përsa i përket datimit të xhamisë, ka mjaft vështirësi, pasi mendohet se strukturat aktuale mund t’i përkasin një rindërtimi të mëvonshëm dhe jo versionit origjinal. Në vizitën e tij në kala, Evlia Çelebiu shprehet se “…brenda kështjellës së brendshme ndodhet një xhami e quajtur e Bajazitit…”, por nuk jep detaje për formën dhe teknikën e ndërtimit të saj.
Xhamia e Kuqe (Shek. XV)
Rrënojat e Xhamisë së Kuqe ndodhen në pjesën jugore të kështjellës së sipërme (akropolit), ngjitur me murin rrethues perëndimor të kalasë. Këtë xhami, me emërtimin e sulltan Bajazitit, e përmend edhe udhëtari osman Evlia Çelebi në vizitën e tij në Berat, ku shprehet se “Në kalanë e jashtme që rrethon kalanë e brendshme, është një xhami e mbuluar me tjegulla, me minaret, e gjerë, një ndërtesë arkaike me mure të hershme guri…”.
Planimetria e xhamisë për-bëhet nga salla e lutjeve, hajati dhe minarja ndërtuar me tulla, nga të cilat monumenti ka marrë edhe emrin “ e kuqe”. Në monument hyhet nga ana veriore, fillimisht në korridorin e hajatit dhe më pas në sallën e lutjeve.
Dyshemeja e sallës ka qenë e shtruar me rasa guri, gjurmë të të cilave sot ruhen vetëm pranë murit perëndimor. Minarja ruhet më mirë se pjesët e tjera dhe përfaqëson më shumë vlera arkitektonike në këtë monument. Duke qenë se xhamia ndodhet në një terren të pje-rrët, në fillim është ndërtuar një bazament drejtëkëndësh rreth 1.70 m i lartë, punuar me teknikën e klausonazhit (me dy rreshta tullash horizontale dhe me një, ose me dy tulla – vertikale ndërmjet gurëve gëlqerorë). Mbi të fillon të ngrihet bazamenti i minares, ndërtuar po me të njëjtën teknikë, atë të klausonazhit.
Mbi këtë bazament trung-piramidal vazhdon të zhvillohet minarja në formën e trupit cilindrik, ndërtuar me rreshta gurësh çmërsi dhe tullash që këmbehen. Minarja përbën interes edhe për faktin e ndërtimit të saj në anën lindore të sallës së lutjes dhe jo në atë perëndimore, siç ndodh zakonisht. Ndoshta kjo mund të shpjegohet edhe me afërsinë e xhamisë me murin rrethues të kalasë dhe mund të ketë qenë një zgjidhje arkitektonike e detyrueshme për realizimin e minares në anën lindore. Mendohet që Xhamia e Kuqe t’i përkasë periudhës menjëherë pas pushtimit të kalasë së Beratit nga osmanët, në vitin 1417, duke u nisur edhe nga emri i dytë që i jepet si Fetije Xhami ( d.m.th: e pushtimit), si edhe nga teknika e ndërtimit që gjendet edhe në xhami të tjera të Shqipërisë gjatë shekullit XV. Por ka edhe studiues të tjerë që argumentojnë se xhamia mund t’i përkasë edhe shekullit XIV si periudhë ndërtimi
Kisha e Shën Gjergjit
Kisha e Shën Gjergjit ndodhet në anën juglindore të kalasë së Beratit dhe aktualisht ruan shumë pak nga ndërtimi i saj origjinal i shek. XVIII. Një nga dëshmitë e para që kemi lidhur me arkitekturën e mëparshme të saj, është një imazh fotografik bardhezi nga agjencia LUCE gjatë viteve `40 të shekullit të kaluar. Në të duket se bëhet fjalë për një kishë tip – manastir, të rrethuar me mure prej guri dhe hyrje kryesore nga perëndimi.
Një element arki tektonik me rëndësi ishte prezenca e këmbanores me dy vendosje këmbanash në anën perëndimore të monumentit. Kisha, duke iu përshtatur terrenit, shquhej për lartësinë dhe madhësinë e saj. Planimetria ishte drejtëkëndore dhe në anën perëndimore ndodhej edhe një portik me kolonadë prej guri. Por në vitet `80 monumenti transformohet në një rezidencë dhe pikë turistike qeveritare, gjë që solli edhe shkatërrimin e pjesës së sipërme të kishës, për të ndërtuar një imitim të shtëpisë karakteristike beratase. Shembulli tipik i transformimit është kthimi i ambientit të absidës në ballkon, si edhe transformimi në interior për funksionin e ri që kishte marrë.