Berati ju mirëpret

I parë së largëti, të duket qytet – kartoni, siç do të mund ta ndërtonte një Walt Disney që të kishte zëvendësuar gjeometrinë me poezinë. Shtëpitë, të gjitha të bardha me grila të gjelbëra, vijnë njëra mbi tjetrën, në garë se cila të mbërrijë më parë majë një shkëmbi të tharë, që rryma e fuqishme e Osumit e ka çarë më dysh. Të shfaqet papritmas,… aty ku rrafshultës së Myzeqesë i zihet fryma në hinkën e kësaj gryke që i pllakos përsipër, për ta prerë drejtazi si gijotinë. Një urë e vjetër bashkon dy lagjet e qytetit të ulët, por mandej vjen qyteti i lartë, i shkëputur, i huaj, një ballkon dalë përkundrejt Tomorit, Antelaoiii shqiptar: një muze i gjallë, ngujuar mes shpinave të pabarabarta të majës shkëmbore.. Kur ke përshkuar harkun e kësaj kështjelle, ke humbur papritmas, në mënyrë të vetvetishme, pesë shekuj historie edhe çapitesh në mes të shekullit XV, por një shekull XV i stilizuar, paksa murgor, i shndërruar në kuintesencë.”

 

Qyteti i Beratit shtrihet në luginën e quajtur Topallti, i përshkuar në mes nga lumi i Osumit. Që në pamje të parë kuptohet pse ai e ka marrë emrin Qyteti i Bardhë. Qyteti bart dëshmi të bashkekzis­tencës paqёsore dhe tё inte­gruar midis komuniteteve fe­tare dhe etnike të ndryshme.

Ai ka qenë i banuar në va­zhdimësi dhe është dëshmi­tar i diversitetit të shoqërive urbane që sot pothuajse janë zhdukur. Ai bart vlera kul­turore pa ndërprerje, qysh nga fundi i shek. IV para Kr., dhe pasqyron trashëgiminë e periudhave mbi të cilat ka kaluar. Historia e gjatё e qytetit ёshtё nё fakt historia e takimit midis njerёzve dhe qytetёrimeve tё ndryshme. Ky realitet laik, multietnik ёshtё njё nga themelet krye­sore tё trashёgimisё kultu­rore tё kёtij qyteti. Ai është shembull tipik i artikulimit të trashëgimisë dhe iden­titetit kulturor të Shqipërisë. E gjithë kjo larmi kulturore, së bashku me mjedisin ku ai është i vendosur, e ka shndër­ruar Beratin në një muze të madh në natyrë.

Berati, i njohur si qyteti i një mbi një dritareve, për shkak të numrit të madh të dritareve të shtëpive të vjetra që shikojnë mbi qytet, u shpall qytet-muze më 1961, duke e ruajtur nga shkatërrimet me karakter fetar të vitit 1967. Zona e qytetit-muze përbëhet nga tri lagjet kryesore: “Kalaja”, “Mangalemi” dhe “Gorica”. Të tria këto lagje, së bashku me zonën e mbrojtur, janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej 8 korrikut te vitit 2008, si një shembull i rrallë i një ansambli arkitekturor të ardhur deri sot, duke ruajtur autenticitetin dhe origjina-litetin tipik të qendrave urbane të periudhës Otomane”.

Berati është një qytet modern, e shkuara e të cilit nuk mund të kuptohet pa traditën përreth. Qyteti, në drejtimin lin­dor, ka në sfond malin e To­morit dhe në jugperëndim – malin e Shpiragut. Zonat e brendshme të Beratit, me larminë e bollshme të eko­sistemit që ato zotërojnë, of­rojnë argëtime të ndryshme për udhëtarë kurreshtarë. Por jo vetëm kaq, terreni of­ron kanione vertikale shumë të bukura për argëtime si dhe site arkeologjike me histori dhe mite për t’u zbuluar