SUSTOURISMO

Përshkrimi i Projektit

Projekti i njohur me akronimin SUSTOURISMO është pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërterritorial Adriatik – Jon 2014 – 2020 

Qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve mjedisore dhe vënia në dukje e elementëve natyrorë dhe kulturor në zonën Adriatik-Jon përmes reduktimit të ndotësve mjedisorë të shkaktuar nga rritja e përdorimit të makinave private nga ana e turistëve që udhëtojnë përmes shteteve që lagen nga deti Adriatik. Reduktimi i ndotjes pritet të arrihet përmes rritjes së përdorimit të mjeteve të transportit të përbashkët dhe transportit aktiv (ecje, biçikleta), transportit publik dhe mjeteve që emëtojnë sasi të ulëta karboni (makina të përbashkëta, makina elektrike)

Në këtë kontekst, do të zhvillohen paketa turistike atraktive të cilat do të përmbushin nevojat e turistëve për udhëtime. Gjithashtu, do të zhvillohet një aplikacion i njohur si SUSTOURISMO për telefonat mobile dhe do të testohet për një periudhë prej 10 muajsh në nëntë qytete pjesë e shteteve pjesëmarrëse në projekt (Shqipëri, Greqi, Itali, Kroaci, Mal i Zi, Serbi, Slloveni). Dhjetë partnerë, që përfshijnë agjensi kërkimore, universitete, bashki dhe rajone në zonën Adriatik – Jon do të koordinohen nga CERTH/HIT si partner lider dhe do të bashkëpunojnë për të vlerësuar efektivitetin e përdorimit të teknologjive inovative dhe shërbimeve të turizmit të lëvizshëm.

Objektivat e projektit

Projekti synon gjithashtu të promovojë bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit midis shteteve partnere, si dhe të ndikojë e stimulojë mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e aseteve natyrore dhe kulturore. Një fokus të veçantë ka integrimi i teknologjive të komunikacionit dhe teknologjive inovative me praktikat dhe metodat më të mira për zhvillim të zgjuar dhe të qëndrueshëm të turizmit, veçanërisht sa i takon transportit të gjelbër dhe turizmit të gjelbër. Në veçanti, projekti synon

  • Identifikimin e shërbimeve kryesore të turizmit të lëvizshëm dhe aktorët kryesorë të angazhuar
  • Shkëmbim eksperiencash për përmirësimin e turizmit të qendrueshëm (përmes udhëtimit të zgjuar) në zonën Adriatik – Jon
  • Identifikimi i nevojave të turistëve (sondazhe për të identifikuar interesat edhe nevojat; pikat e me interes turistik; vlerat historike dhe kulturore; metoda alternative të turizmit)
  • Forcimin e bashkëpunimit midis aktorëve të angazhuar për të krijuar një mjedis fito-fito; nxitja e turistëve për të rritur përgjegjshmërinë e tyre ndërsa rriten avantazhet dhe zhvillohet sektori në tërësi, veçanërisht në fushën e turizmit të lëvizshëm dhe të qendrueshëm
  • Eksplorimi i fuqisë së teknologjive të reja për angazhimin e udhëtarëve dhe turistëve në “lëvizje të gjelbër” përmes aplikacionit SUSTOURISMO (rritje ndërgjegjësimi për turizëm të qendrueshëm; kërkim, mësim, zbulim dhe vlerësim i sjellejve turistike të përgjegjshme dhe miqësore ndaj mjedisit)
  • Shkëmbim njohurish për metoda dhe teknika që lejojnë transferimin e njohurive dhe përshtatjen e mësimeve nga raste apo projekte të tjera në zonën ADRION
  • Krijimi i një Plani Veprimi për Turizëm Vullnetar të Qendrueshëm (ROADMAP) në bashkëpunim dhe me hartuesit e politikave dhe aktorët kryesorë që përqendrohet në udhëzime dhe veprime për të përmbushur objektivat e turizmit të qendrueshëm
Alt Text

Informacion i përgjithshëm

Thirrja

ADRION – Thirrja e Dytë për Propozime – Aksi Prioritar 2

Akronimi i projektit

SUSTOURISMO

Prioriteti i Programit

2) Turizëm i Qendrueshëm

Objektivi specifik

Promovimi i mbrojtjes, ruajtjes dhe rritjes së vlerës së trashëgimisë natyrore dhe kulturore si aset i rritjes në zonën Adriatik – Jon

Data e fillimit – data e mbarimit

01.02.2020 – 31.07.2022

Buxheti total

1,618,927.60 Eur

Buxheti i Këshillit të Qarkut

81,050 Eur

SUSTOURISMO

Turizëm i Qendrueshëm

 

 

Partnerët në Projekt

  1. Qëndra për Kërkim dhe Teknologji – Greqi, si partner lider
  2. Bashkimi i Bashkive të Epirit, Greqi
  3. Iniciativa Qendrore Evropiane, Itali
  4. Instituti i Transportit dhe Logjistikës, Itali
  5. Instituti i Trafikut dhe Transportit, Slloveni
  6. Agjencia e Zhvillimit Rajonal të Lubjanës, Slloveni
  7. Bashkia e Tivatit, Mal i Zi
  8. Bashkia Zadar, Kroaci
  9. Këshilli i Qarkut Berat, Shqipëri
  10. Universiteti i Beograd, Serbi
Alt Text

Na kontakto

Dëshiron të dish më shumë informacion mbi projektin SUSTOURISMO? Je i interesuar të angazhohesh në këtë projekt? Ke një pyetje / ide / sugjerim? Kontakto me

Evis Plaku
Menaxher i Projektit SUSTOURISMO
E-Mail: evis.plaku@qarkuberat.gov.al

Lajme dhe Njoftime

Lancohet nisma për nxitjen e turizmit dhe transportit të qendrueshëm

Këshilli i Qarkut Berat, në kuadër të projektit SUSTOURISMO të bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, ka lancuar një nismë që synon promovimin dhe nxitjen e turizmit dhe transportit të qendrueshëm, veçanërisht mes të rinjve. Nisma e njohur si “Pedalo & Fotografo” ka për synim zhvillimin e një konkursi midis të rinjve, në rrjetet sociale. Çdo pjesëmarrësi në këtë konkurs […]

Njoftim për Shtyp: Takimi i Dytë (Virtual) i Projektit SUSTOURISMO

SUSTOURISMO – Turizëm dhe Transport i Qendrueshëm; Zhvillim i Integruar Takimi i dytë i projektit – virtual Në 13 dhe 14 Korrik 2020, takimi i dytë i projektit SUSTOURISMO u zhvillua online për shkak të kufizimeve të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Gjatë takimit u diskutua progresi i bërë në aktivitetet e projektit, në veçanti analiza […]

Projekti SUSTOURISMO: Zhvillohet Online Takimi mes të gjithë Partnerëve

Projekti i njohur me akronimin SUSTOURISMO është pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërterritorial Adriatik – Jon 2014 – 2020 Programit të Bashkëpunimit Ndërterritorial Adriatik – Jon 2014 – 2020 Në këtë kontekst, në datat 13 dhe 14 Korrik 2020, të gjithë partnerët e projektit zhvilluan online takimin e dytë të grupit të menaxhimit të projektit. Takimi u fokusua në sfidat që […]

Këshilli i qarkut mbledhje në zona turistike, nisma për promovimin e turizmit

Turizmi historik dhe ai i natyrës janë të zhvilluar në qarkun e Beratit, por si në të gjithë vendin janë goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Ndaj Këshilli i Qarkut është vënë në krye të një nisme për promovimin e turizmit të qendrueshëm. Këshilli i Qarkut Berat mbajti mbledhjen e parë të një cikli takimesh […]

Takimi Lancues i Projektit SUSTOURISMO

Takimi lancues i projektit SUSTOURISMO u planifikuar të zhvillohet në 27 dhe 28 Shkurt në Selanik, Greqi. Për shkak të situatës emergjente të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ky takim u anullua. Partnerët e projektit vendosën që t’a zëvendësojnë takimin me biseda bilaterale online përmes platformës Skype, me qëllim diskutimin e ideve fillestare për paketat turistike, si […]