Pasaporta: Bashkia Poliçan
Qarku | Berat |
Qëndra e Bashkisë | Qyteti Çorovodë |
Popullsia sipas Census 2011 | 12,403 |
Popullsia sipas Regjistrit Civil | 19,072 |
Sipërfaqja KM² | 831.44 |
Kryetar Bashkie | Adriatik Mema |
Numri i Anëtarëve të Këshillit Bashkiak | 15 |
PROFILI I BASHKISË
Zona Gjeografike: Skrapari kufizohet në veri me bashkinë Gramsh, në perëndim me bashkitë Berat dhe Poliçan, në jug-perëndim me bashkinë Këlcyrë, në jug me bashkinë Përmet dhe në lindje me bashkitë Maliq e Korçë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Çorovodës.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 12,403 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 19,072 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe të konsiderueshme prej 831.44 km2. Sipas censusit, densiteti i popullsisë është 15 banorë/km2 ndërsa sipas regjistrit civil densiteti është 22.93 banorë/km2.
Të dhëna të tjera: Bashkia e re e Skraparit ka një reliev të thyer malor, i cili ka një territor shumë të gjerë dhe popullsi të ulët. Popullsia e zonës është pakësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit nga largimet e banorëve drejt qyteteve të mëdha të Shqipërisë apo në emigrim. Vetë qyteti i Çorovodës humbi mbi 40 për qind të popullsisë mes viteve 2001 dhe 2011, ndërsa shumë nga komunat përbërëse kanë humbur mbi gjysmën e popullsisë.
Mungesa e perspektivës, kryesisht ajo e vendeve të punës, ka bërë që banorët e qytetit të vendosen për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre drejt qyteteve të mëdha, ndërsa banorët e zonave të thella janë larguar drejt qytetit të Çorovodës, si rezultat i mungesës së rrugëve dhe mjekëve në fshatrat e tyre. Problematika kryesore e banorëve të Çorovodës ka qenë gjendja e vështirë e rrugës kombëtare Skrapar-Berat.
Skrapari si burim kryesor ka të ardhurat që vijnë nga blegtoria dhe bujqësia, prodhime mjaft të vlerësuara këto në tregjet e vendit, ndër më të njohurat djathi dhe rakia e Skraparit. Vitet e fundit Skraparit i është shtuar shpresa për zhvillimin nëpërmjet turizmit. Kanionet e Skraparit, po tërheqin çdo ditë e më shumë vëmendjen e vizitorëve të huaj dhe vendas.
Njësitë administrative përbërëse
Emri i Njësisë | Qytetet dhe fshatrat në përbërje të tyre |
Çorovodë | Qyteti Çorovodë |
Qëndër Skrapar | Fshatrat; Zogas, Kalanjas, Dhores, Veseshtë, Polenë, Osojë, Grepckë, Liqeth, Rehovicë, Orizaj, Cerovë, Veleshnjë, Nishicë, Sharovë, Çerenisht, Buzuq, Munushtir, Radësh, Koritë, Mollas, Gradec, Vërzhezhë, Slatinjë, Strorë |
Bogovë | Fshatrat; Bogovë, Kakrukë, Dobrushë, Përparim, Bargullas, Novaj, Nishovë, Jaupas, Selan |
Vëndreshë | Fshatrat; Lavdar, Spatharë, Therepel, Valë, Vëndreshë e Madhe 1, Vëndreshë e Vogël 2, Vëndreshë e Malit 3, Ibro |
Çepan | Fshatrat; Çepan, Muzhakë, Rog, Zabërzan i Ri, Zabërzan, Blezënckë, Malind, Muzhënckë, Sevran i madh, Sevran i Vogël, Qeshibes, Strënec, Kakos, Prishtë |
Potom | Fshatrat; Potom, Gjergjovë, Koprënckë, Gërmenj, Visockë, Qafë, Helmës, Backë, Melskë, Nikollarë, Dyrmish, Staraveckë |
Leshnje | Fshatrat; Turbohovë, Kapinovë, Krastë, Krushovë, Faqekuq, Gostënckë, Leshnje, Vlushë, Bërsakë |
Gjerbës | Fshatrat; Mëlovë, Zaloshnjë, Gjerbës, Ujanik, Gradec, Strafickë, Vishanj, Barçi 1, Barçi 2, Kuç, Rehovë, Grëmsh, Gjogovicë, Floq |
Zhepë | Fshatrat; Grevë, Posten, Kovaçanj, Gurazez, Çorrotat, Cericë, Zhepë, Leskovë, Trebël, Dunckë, Rromas, Tërrovë, Dobrenj, Buranj, Luadh, Shpatanj |