TRANSPARENCA

Programi i Transparencës i Këshillit të Qarkut Berat

Hyrje

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Këshillin e Qarkut Berat.   

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e Ligjit “Për të Drejtën e Informimit”. Këshilli i Qarkut Berat do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të ligjit në fjalë.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Këshillit të Qarkut Berat, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.qarkuberat.gov.al  si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Këshillit të Qarkut Berat është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.       Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

Parime të Përgjithshme

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Këshillit të Qarkut Berat janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Këshilli i Qarkut Berat ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Këshillit të Qarkut Berat dhe përkatësisht: Ligji nr. 9887, datë datë. 10.03.2008 “Për mbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë
    • i plotë
    • i saktë
    • i përditësuar
    • i thjeshtë në konsultim
    • i kuptueshëm
    • lehtësisht i aksesueshëm
    • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

Materiale Plotësuese

Bashkërisht me dokumentin e plotë të Programit të Transparencës do gjeni edhe urdhërin përkatës për “Zbatimin e Programit të Transparencës në Këshillin e Qarkut Berat”