TACTICAL – TOURISM

Veprime të specifikuara për ruajtjen, rehabilitimi dhe promovimin e aseteve historike, kulturore dhe natyrore për të inkurajuar zhvillimin e turizmin në zonën ndërkufitare Shqipëri – Greqi

Përshkrim i shkurtër i projektit

Projekti Tactical Tourism ka për qëllim të krijojë një rrjet bashkëpunimi midis rajoneve në zonën ndërkufitare Shqipëri – Greqi duke krijuar një rrjet autoritetesh publike të cilët janë në gjendje për të materializuar politika dhe veprime për ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve natyrore dhe kulturore në interes të zhvillimit të turizmit.

Ky projekt përfshin 7 autoritete publike, më konkretisht Qarqet Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë në Shipëri si dhe rajonet e Ishujve Ionianë, të Epiriut dhe të Maqedonisë Perëndimore ne Greqi.

Produkti kryesor i këtij projekti kategorizohet në 3 drejtime kryesore

  1. Fokusimi në mbrojtjen e pasurisë dhe trashëgimisë kulturore
    1. Rehabilitimi i rrugëve në lagjen Goricë, pasuri e mbrojtur nga UNESCO
    2. Rehabilitimi i kishave byzantine në Kastoria, Greqi
  2. Krijimi i pikave të reja me interes turistik
    1. Rindërtimi i shtëpisë së lindjes së Ali Pashë Tepelenës dhe shndërrimi i saj në një muze
    2. Rindërtimi i një godive në Lefkas, Greqi dhe kthimi i saj në një qendër kulturore
    3. Muze në ishullin e Lazaretos në Korfuz
    4. Krijimi i dy parqeve të zhytjes në Thesprotia dhe Prevezë
  3. Përmirësimi i aksesueshmërisë së pikave me interes turistik
    1. Rehabilitimi i një ure në Tepelenë
    2. Përmirësimi i aksesit në ishullin e Lazaretos në Korfuz

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij projekti është se ai bashkon qytetet e mbrojtura nga UNESCO në zonën ndërkufitare Shqipëri – Greqi (Korfuz, Gjirokastër, Berat) duke krijuar një rrjet të rëndësishëm së bashku me qytetin e Kastorias që ka për qëllim t’i bashkohet këtij rrjeti.

Veçantia kryesore e këtij projekti është që për herë të parë autoritetet publike në zonën ndërkufitare bashkohen për të punuar për një kauzë të vetme: zhvillimin e turizmit përmes krijimit të infrastrukturës bazë për lulëzimin e tij     

Buxheti për çdo partner në projekt

Përfituesi i projektit

Financimi nga Unioni (1)

Financimi vetjak
(2)=(a) + (b)

Total (3)=(1)+(2)

 
 
 

Këshilli i Qarkut Gjirokastër

617,130.60 €

108,905.40 €

726,036.00 €

 
 

 

 

 

 

 

Rajoni i Ishujve të Jonit

509,252.00 €

89,868.00 €

599,120.00 €

 
 

Ministria e Kulturës dhe Sporteve – Kastoria

483,990.00 €

85,410.00 €

569,400.00 €

 
 

Këshilli i Qarkut Berat

254,214.60 €

44,861.40 €

299,076.00 €

 
 

Rajoni i Epirit

125,792.35 €

22,198.65 €

147,991.00 €

 
 

Dhoma Teknike e Greqisë

110,041.00 €

19,419.00 €

129,460.00 €

 
 


TOTAL

2,100,420.55 €

370,662.45 €

2,471,083.00 €

 

 

Përshkrim i detajuar i projektit

Një nga problemet kryesore në zhvillimin e turizmit në zonën ndërkufitare është mungesa e bashkëpunimit midis autoriteteve të cilat kanë kapacitetet e duhura për të ndërmarrë veprime që sjellin zhvillim të qëndrueshëm përmes turizmit. Ky projekt ka për qëllim që ta ndryshojë këtë mëndësi. Bashkëpunimi i ngushtë midis autoriteteve rajonale dhe locale do të ndihmojë në identifikimin e qëllimeve kryesore të cilat mund të shërbejnë si katalizatorë në implementimin e politikave dhe veprimeve për zhvillim të qëndrueshëm turistik.

Objektivi kryesor i projektit është që të ndërmarrë veprime specifike të cilat do të kontribojnë në zhvillimin e turizmit në zonën ndërkufitare. Objektivi specifik i programit është që të mbrojë dhe të ruajë burimet kulturore dhe natyrore si një parakusht i rëndësishëm në zhvillimin turistik në zonën ndërkufitare.

Ky projekt krijon një gamë të gjerë arritjesh, sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit duke mbështetur aktivitetin e turistëve, duke transferuar njohuritë dhe praktikat më të miranë fushën e mbrojtjes, ruajtjes dhe zhvillimit të aseteve natyrore dhe kulturore të cilat kanë impakt të rëndësishëm ekonomik, veçanërisht në promovimin e siteve të UNESCO, muzeve dhe hapësirave të tjera kulturore.          

Një nga objektivat kryesorë të projektit është krijimi i pikave të reja me interes turistik. Rindërtimi i shtëpisë së Ali Pashë Tepelenës dhe shndërrimi i saj në një muze është shembulli më tipik i kësaj iniciateve. Përgjatë projektit, në zhvillimin e pikave me interes turistik do të ndërmerren veprime promocionale të ofruara nga teknologjitë më inovative sa i takon tureve virtual dhe animacionit 3D.

Rezultatet e pritshme

  • LB1 do të ndërtojë shtëpinë e Ali Pashë Tepelenës në fshatin Becisht në Tepelenë dhe do ta kthejë atë në një muze
  • PB2 do të restaurojë një ndërtesë në Lefkas dhe do ta kthejë atë në një qëndër kulturore për të lehtësuar aksesin si dhe do të ndërtojë një muze në ishullin e Lazaretos në Korfuz
  • PB3 do të punojë në restaurimin e kishave byzantine në rajonin e Kastorias
  • PB4 do të restaurojë dhe rehabilitojë bulevardet e mrekullueshme të lagjes Goricë, zonë e mbrojtur nga UNESCO
  • PB6 do të zhvillojë të gjithë studimet e nevojshme që duhen për licensimin dhe ndërtimin e parqeve të zhytjes në rajonale e Thesprotisë dhe Prevezës
  • PB7 do të kryejë të gjithë studimet e nevojshme për të aplikuar që Kastoria të jetë një qytet kandidat në UNESCO