PROJEKTET ME BASHKËFINANCIM NGA BASHKIMI EVROPIAN
Këshilli i Qarkut Berat, në përmbushje të misionit të tij për zhvillimin e rajonit, është fokusuar në mënyrë të posaçme në bashkëpunime ndërterritoriale me institucione publike dhe organizma private, në kuadër të projekte të bashkëfinancuara nga Bashkimi Evropian.
Këto projekte janë një mundësi shumë e mirë për tërheqjen e investimeve strategjike për zhvillimin e rajonit. Si rezultat i punës së Këshillit të Qarkut Berat, janë në fazë implementimi tre projekte të rëndësishme strategjike, pritet të fillojë implementimin në vitin 2020 një projekt, si dhe përmbyllur me sukses aplikimi në disa projekte të tjera. Akset prioritare të zhvillimit fokusohen në zhvillimin e turizmit, mjedisit, trashëgimisë kulturore, infrastrukturës dhe përmirësimit të administratës publike. Programet kryesore ku fokusohet bashkëpunimi janë
- Programi i bashkëpunimit ndërterritorial IPA Greqi – Shqipëri 2014 – 2020
- Programi i bashkëpunimit ndërterritorial MED 2014 – 2020
- Programi bashkëpunimit ndërterritorial ADRION
- Grantet e Zonës Ekonomike Evropiane dhe Norvegjisë
Tabela e mëposhtme paraqet informacion të përmbledhur lidhur me këto projekte
NR | PROJEKTI | PROGRAMI | STATUSI | BUXHETI |
PROJEKTE NË FAZË IMPLEMENTIMI: 925 743 € | ||||
1 | Tactical Tourism | Interreg IPA CBC Greqi – Shqipëri 2014 – 2020 | Implementim | 299 076 € |
2 | Waste Rreact | Interreg IPA CBC Greqi – Shqipëri 2014 – 2020 | Implementim | 504 167 € |
3 | MED Greenhouses | Interreg MED 2014 – 2020 | Implementim | 122 500 € |
PROJEKTE QË FILLOJNË IMPLEMENTIMIN NË VITIN 2020 | ||||
4 | Sustourismo | ADRION | Gati për implementim | 90 050 € |
APLIKIME TË TJERA: 298 060 € | ||||
5 | Ekselenca | Grantet e Zonës Ekonomike Evropiane dhe Norvegjisë | Aplikim | 177 310 € |
6 | Europe is Culture | ADRION | Aplikim | 120 750 € |