Rregullorja e Brendshme

KËSHILLI I QARKUT BERAT
Rregullore e Brëndshme

Rregullorja e Brendshme e Këshillit të Qarkut Berat përcakton kornizën e rregullave të brendshëm të funksionimit të administratës së Këshillit të Qarkut dhe ka për objekt krijimin e një kuadri rregullator për funksionimin me efikasitet dhe efiçencë të veprimtarisë së aparatit administrativ të Këshillit të Qarkut, për realizimin e funksioneve dhe kompetencave të tij të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë.        

Administrata e Këshillit të Qarkut është organi përfaqësues dhe ekzekutiv në ushtrim të funksioneve, kompetencave, detyrave dhe misionit të Këshillit të Qarkut si organ i qeverisjes vendore.

Këshilli i Qarkut bashkëpunon, koordinon dhe siguron lidhje të drejtpërdrejta me njësitë e qeverisjes vendore të nivelit të parë dhe ato të nivelit të dytë.

Administrata e Këshillit të Qarkut ka për mision:

  • Garantimin dhe realizimin e kërkesave të kartës Evropiane të autonomisë lokale
  • Ushtrimin e detyrave, funksioneve dhe kompetencave siç e përcakton ligji, aktet nën ligjore, vendimet e Këshillit të Qarkut dhe urdhrat e Kryetarit të Këshillit të Qarkut.
  • Ndërtimin dhe zbatimin e politikave rajonale, harmonizimin e tyre me politikat shtetërore për të siguruar zhvillim rajonal të qëndrueshëm.
  • Plotësimin sa më të mirë të nevojave të komunitetit për të arritur nivele të larta dhe cilësore shërbimi ndaj qytetarëve