Pasaporta: Bashkia Berat
Qarku | Berat |
Qëndra e Bashkisë | Qyteti Berat |
Popullsia sipas Census 2011 | 60,031 |
Popullsia sipas Regjistrit Civil | 98,875 |
Sipërfaqja KM² | 379.98 |
Kryetar Bashkie | Ervin Demo |
Numri i Anwtarwve tw Kwshillit Bashkiak | 31 |
PROFILI I BASHKISË
Zona Gjeografike: Bashkia e re Berat kufizohet në veri me bashkitë Kuçovë dhe Ura Vajgurore, në lindje me bashkinë Gramsh dhe Skrapar, në jug me bashkinë Poliçan, ndërsa në perëndim me bashkinë Mallakastër. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Beratit.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia numëron 60.031 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 98.875 banorë. Bashkia ka një sipërfaqe prej 379.98 km2
Të dhëna të tjera: Bashkia e Beratit, pas ndarjes së re territoriale, është një bashkim mes qytetit dhe katër ish-komunave në afërsitë të tij, duke gërshetuar kështu karakteristika nga më të larmishmet.
Qyteti i Beratit, për shkak të historisë së tij mijëravjeçare si zonë e banuar,
mbart vlera historike dhe arkitektonike të rralla, duke u përfshirë kështu në
vitin 2008 dhe në listën qyteteve muze të mbrojtur nga UNESCO. Qendra Historike
e qytetit, ku bëjnë pjesë tre lagjet muze “Kala”, “Mangalem”, “Goricë” dhe
Qendra Mesjetare, përfshijnë rreth 490 monumente kulture. Vlerat historike, por
dhe bukuria natyrore e qytetit të shtrirë përgjatë lumit Osum dhe rrëzë malit
Tomor, po tërheqin gjithmonë dhe më shumë turistë përgjatë të gjitha stinëve,
duke nxitur shumë nga banorët të kthejnë shtëpitë e tyre karakteristike në
bujtina për turistët dhe duke shtuar të ardhurat nga turizmi.
Njësitë administrative përbërëse
Emri i Njësisë | Qytetet dhe fshatrat në përbërje të tyre |
Berat | Qyteti Berat |
Velabisht | Fshatrat; Malinat, Bilçë, Drobonik, Bardhaj i Ri, Starovë, Velabisht, Veterrik, Remanicë, Gjoroven, Palikësht, Veleshnje, Duhanas, Kodras |
Otllak | Fshatrat; Lapardha 1, Lapardha 2, Qereshnik, Balibardhë, Dyshnik, Moravë, Ullinjas, Vodëz e Sipërme, Orizaj, Otllak |
Sinjë | Fshatrat; Sinjë, Mbolan, Mbjeshovë, Mbreshtan, Galinë, Sadovicë, Paftal, Kamçisht, Levan, Velçan, Osmënzezë 1, Osmënzezë 2, Plashnik i Vogël, Molisht |
Roshnik | Fshatrat; Bogdan i Poshtëm, Bogdan i Sipërm, Dardhë, Karkanjoz, Kostren i Madh, Kostren i Vogël, Mimias, Perisnak, Qafë Dardhë, Roshnik Qendër, Roshnik i Vogel, Vojnik, Rabjak |