
Projekti SUSTOURISMO: Zhvillohet Online Takimi mes të gjithë Partnerëve
Projekti i njohur me akronimin SUSTOURISMO është pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërterritorial Adriatik – Jon 2014 – 2020 Programit të Bashkëpunimit Ndërterritorial Adriatik – Jon 2014 – 2020
Në këtë kontekst, në datat 13 dhe 14 Korrik 2020, të gjithë partnerët e projektit zhvilluan online takimin e dytë të grupit të menaxhimit të projektit. Takimi u fokusua në sfidat që po përjetojnë të gjitha shtetet në zhvillimin e turizmit për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 dhe hapat që do të ndërmerren në kuadër të projektit.
Dita e parë e takimit u fokusua kryesisht në zhvillimin e turizmin në zonën ADRION (Adriatik – Jon), veçanërisht
- Kultura e turizmit në ADRION dhe fokusi mbi strategjitë kombëtare dhe rajonale
- Eksperiencat dhe praktikat më të mira në zhvillimin e turizmit të qendrueshëm
- Nevojat dhe sfidat e zhvillimit të turizmit; prezantimi i mënyrës se si do të adresohen sondazhe për të identifikuar këto nevoja
Në ditën e dytë të takimit, secili partner në projekt prezantoi paketat turistike të integruara të cilat do të zhvillohen në kuadër të projektit. Menaxheri i projektit për Këshillin e Qarkut Berat, Evis Plaku, prezantoi zhvillimin e turizimit në rajonin e Beratit dhe paketat e integruara turistike të cilat do të fokusohen në tre komponentë
Eksplorimi i qendrës historike të qytetit
Fokusi kryesor do të jenë lagjet muzeale të qytetit të Beratit (Kala, Mangalem, Goricë), ku turistët mund të përjetojnë përvojën e 24 shekujve histori dhe kulturë. Një aplikacion interaktiv mobile do të ndërtohet në kuadër të projektit i cili ka për synim ndërtimin e një harte digjitale të të gjitha pikave me interes turistik në qarkun e Beratit. Në çdo vendndodhje, turisti do të ketë mundësinë të identifikojë sitet më të rëndësishme turistike dhe të përfitojë shpërblime të natyrave të ndryshme për vizitimin e tyre
Turizmi i natyrës dhe aventurës
Turizmi i natyrës dhe aventurës do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të qendrueshëm. Do të nxitet përdorimi i mjeteve të transportit të gjelbër dhe ekologjik si biçikletat, si dhe sportet e aventurës si hiking, rafting apo parashutë.
Fuqizimi i ekonomisë lokale përmes turizmit
Një nga elementët kryesorë të turizmit të qendrueshëm është fuqizimi i ekonomisë lokale përmes zhvillimit të produkteve vendase. Përgjatë projektit, bashkëpunimi me artizanët, pikat agro-turistike, kantinat e verës, baret apo restorantet tradicionale, si dhe bizneset lokale do të jenë në fokus kryesor më qëllim krijimin dhe fuqizimin e një rrjeti partnerësh bashkë-pjesëmarrës në një cikël ekonomie qarkulluese
Agjendën e plotë të aktivitetit mund t’a gjeni këtu ndërsa prezantimin e Këshillit të Qarkut Berat për paketat e integruara turistike këtu
0 Comments