Njoftim për Shtyp: Takimi i Dytë (Virtual) i Projektit SUSTOURISMO

Njoftim për Shtyp: Takimi i Dytë (Virtual) i Projektit SUSTOURISMO

Njoftim për Shtyp: Takimi i Dytë (Virtual) i Projektit SUSTOURISMO

SUSTOURISMO – Turizëm dhe Transport i Qendrueshëm; Zhvillim i Integruar

Takimi i dytë i projektit – virtual

Në 13 dhe 14 Korrik 2020, takimi i dytë i projektit SUSTOURISMO u zhvillua online për shkak të kufizimeve të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Gjatë takimit u diskutua progresi i bërë në aktivitetet e projektit, në veçanti analiza e gjëndjes aktuale të turizmit dhe transportit të qendrueshëm, fokusuar në raste të ndryshme studimore me qëllim përmirësimin dhe promovimin e zgjidhjeve më atraktive dhe më të qendrueshme në zonën ADRION.

Dr.Maria Morfoulaki, shefe e Laboratorit për Transport të Qendrueshëm në Qendrën për Kërkim dhe Teknologji Hellas / Instituti Helen i Transportit (CERTH / HIT) mirëpriti të gjitha partnerët dhe i prezantoi ata me seksionet teknike dhe qëllimin e projektit. Në veçanti, ajo nënvizoi rëndësinë e të punuarit në këto çështje, sidomos në një kohë të vështirë për sektorin e turizmit të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Në ditën e parë të takimit, Instituti për Transport dhe Logjistikë (ITL), koordinator i paketës së punës ËPT1, prezantoi aktivitetet teknike që kanë për qëllim krijimin e bazave të përbashkëta të informacionit për zhvillimin e aktiviteteve dhe rasteve pilot. Në veçanti, ITL prezantoi aktivitetet aktuale të cilat po bëjnë ndërlidhjen e politikave ekzistuese me skemat mbështetëse në sektorin e turizimit dhe transportit të qendrueshëm në nivel Evropian, kombëtar, rajonal dhe local. Sekretariati ekzekutiv i Iniciativës Qendrore Evropiane (CEI-ES) prezantoi aktivitetet që lidhen me analizën e politikave ekzistuese dhe eksperiencat e mëparshme të lidhura me këtë projekt, me qëllim identifikimin e praktikave më të mira dhe më të këqija në mbështjetje dhe implementim të rasteve pilot në çdo rajon.

Agjencia Rajonale e Zhvillimit të Zonës Urbane të Lubjanës, Slloveni (RDA LUR) prezantoi aktivitetet e kryera për sondazhin që do të zhvillohet në cdo shtet partner me qëllim që të lidhë nevojat kryesore të turistëve me promovimin e turizmit dhe transportit të qendrueshëm. Të gjitha këto aktivitete janë të rëndësishme, sepse ato do të ofrojnë informacion të besueshëm dhe efektiv për zhvillimin e aplikacionit SUSTOURISMO – një mjet që ka për qëllim të ndihmojë turistët të përshtasin nevojat e turizmit dhe transportit të qendrueshëm. Dizenjimi i aplikacionit dhe zhvillimi i tij koordinohen nga CERTH / HIT.

Pas diskutimit të pjesës administrative nga partneri lider, CEI-ES prezantoi aktivitetet e strategjisë së komunikimit, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me aktivitetet teknike dhe angazhimin e përkushtimin e turistëve dhe komunitetit local – si një parakusht për zhvillimin e suksesesshëm të rasteve pilot në çdo rajon. Strategjitë dhe veprimet efektive për të promovuar projektin ishin zëri kryesor i diskutimit. Me qëllim që të rritet vizibiliteti i projektit, do të lancohen lajme specifike, letra, apo material në media sociale. Qendroni me ne.

Dita e dytë e takimit iu dedikua kryesisht tetë rasteve studimore pilot. Në rastin e Selanikut, idea kryesore është përjetimi i qytetit duke ecur në këmbë, përmirësimi i transportit detar duke lidhur qytetin me plazhet më të afërta si dhe mundësia e zhvillimit të një karte turistike. Paketa pilot e rajonit të Epirit do të fokusohet në përmirësimin e lidhjeve midis portit të Igumenicës dhe zonën urbane të Igumenicës dhe Prevezës falë dy përmirësimeve në linjën bregdetare të tranzitit në masë dhe krijimit të një tabele informuese të dedikuar për zgjidhje të qendrueshme të transportit në port. Rasti studimor i Emiglia-Romagna do të fokusohet në integrimin e “seksionit të turizmit rajonal” në aplikacionin actual të Shërbimit të Transporit (Maas) dhe në përcaktimin e paketave të dedikuara turistike, duke përmirësuar rrjedhën e informaciont për mundësitë e transportit dhe turizmit të qendrueshëm në rajon.

Rasti studimor i rajonit të Friuli – Venzia ka për qëllim që të identifikojë dhe promovojë zgjidhje turistike ndërkufitare të cilat janë efektive, tërheqëse dhe të qendrushme, të fokusuara specifikisht në turet me biçikleta.

Në Lubjanë, ku dy partnerë kanë bashkuar forcat, rastet pilot do të fokusohen në përmirësimin e rrugëve dhe shtigjeve të bicikletave nga stacioni kryesor i trenit drejt parqeve lokale, falë vlerësimit të rrethit të qendrueshëm në Lubjana Moors.

Rasti pilot në Zadar do të fokusohet fillimisht në rritjen e shtigjeve të biçikletave dhe ekzaminimin e ndërlidhjes midis terminalit dhe qendrës së qytetit përmës transportit publik dhe mjeteve të qendrueshme të transportit.

Bashkia e Tivatit, në bashkëpunim më Organizatën Turistike të Bashkisë do të punojë lidhur me nxitjen e potencialit të Bashkisë si një destinacion turistik duke përcaktuar tre paketa turistike

Në rastin e qarkut të Beratit, fokusi do të jetë promovimi i qendrës historike përmes ecjes në këmbë, së bashku me stimulimin e turizmit të aventurës dhe tureve me biçikleta në qendër të qytetit dhe rrethinat e tij.

Së fundmi, Beogradi planifikon dy raste studimore të fokusuara në zhvillimin e paketave turistike të cilat do të stimulojnë ture të qendrueshmë përgjatë qytetit, duke ecur ose me biçikletë. Një tur ecje do të fokusohet në qendrën e qytetit ku turistët do të vizitojnë sitet kryesore, si dhe një tur me biçikletë në “Ada Ciganlija” me qëllim promovimin e turizmit rekreativ

Takimi vazhdoi me prezantimin e konsultimeve më aktorët dhe palët e interesuara të projektit – aktivitet i prezantuar nga ITL, veçanërisht me tryezat e para të rrumbullakëta të cilat do të zhvillohen në Shtator 2020. Më tej, CEI – ES prezantoi planin për zhvilimin e kapaciteteve lokale, duke përfshirë ëebinare të cilat do të zhvillohen në muajt në vazhdim, duke filluar nga Shtator 2020.

Takimi përfundoi me mbledhjen e Komitetit Drejtues të koordinuar nga CERTH / HIT në të cilin u diskutuan sfidat kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të projektit

Projekti SUSTOURISMO është i financuar nga Bashkimi Evropian, pjesë e programit Interreg V-B Adriatik – Jon 2014 – 2020.

 

Ky takim është zhvilluar në kontekstin e projektit të zhvilluar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e dokumentit / faqes në internet është përgjegjësia e vetme e Këshillit të Qarkut Berat dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionin e autoriteteve të programit të Bashkimit Evropian dhe / ose ADRION.