Këshilli i qarkut mbledhje në zona turistike, nisma për promovimin e turizmit

Këshilli i qarkut mbledhje në zona turistike, nisma për promovimin e turizmit

Këshilli i qarkut mbledhje në zona turistike, nisma për promovimin e turizmit

Turizmi historik dhe ai i natyrës janë të zhvilluar në qarkun e Beratit, por si në të gjithë vendin janë goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Ndaj Këshilli i Qarkut është vënë në krye të një nisme për promovimin e turizmit të qendrueshëm.

Këshilli i Qarkut Berat mbajti mbledhjen e parë të një cikli takimesh me qëllim promovimin e turizmit të goditur rëndë nga situata e pandemisë së koronavirusit. Kalaja e Beratit, ishte përzgjedhur për takimin e parë të drejtuesve vendor. Kryetari i Këshillit të Qarkut, Donald Molishti u shpreh se

Pasojat ekonomike janë të pashmangshme, por ajo që shpesh krizat na shtyjnë është të kërkojmë zgjidhje më efikase.

Fokusi kryesor i këtij takimi është prezantimi i projektit SUSTOURISMO, pjesë e programit të bashkëpunimit ndërterritorial ADRION, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, në të cilin Këshilli i Qarkut është përfshirë si partner.

Menaxheri i projektit SUSTOURISMO, Evis Plaku, e prezantoi atë përpara anëtarëve të Këshillit. Qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve mjedisore dhe vënia në dukje e elementëve natyrorë dhe kulturor në zonën Adriatik-Jon përmes reduktimit të ndotësve mjedisorë të shkaktuar nga rritja e përdorimit të makinave private nga ana e turistëve që udhëtojnë përmes shteteve që lagen nga deti Adriatik. Reduktimi i ndotjes pritet të arrihet përmes rritjes së përdorimit të mjeteve të transportit të përbashkët dhe transportit aktiv (ecje, biçikleta), transportit publik dhe mjeteve që emëtojnë sasi të ulëta karboni (makina të përbashkëta, makina elektrike)

Më shumë informacion mbi projektin gjendet këtu. Prezantimi i këtij takimi në media të rëndësishme kombëtare mund të gjendet tek TV KLAN , NEWS 24, A2 CNN dhe ORA NEWS

 

0 Comments

Leave Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *