Projekti SUSTOURISMO: Tryezë e Rrumbullakët me Ekspertë të Turizmit dhe Transportit

Projekti SUSTOURISMO: Tryezë e Rrumbullakët me Ekspertë të Turizmit dhe Transportit

Projekti SUSTOURISMO: Tryezë e Rrumbullakët me Ekspertë të Turizmit dhe Transportit

Këshilli i Qarkut Berat, në kuadër të projektit SUSTOURISMO – pjesë e programit të bashkëpunimit ndërterritorial Adriatik – Jon (ADRION) 2014 – 2020, të bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian – zhvilloi ditën e Enjte, më datë 29 Tetor, një tryezë të rrumbullakët me ekspertë të fushës së turizmit dhe transportit të qendrueshëm. 

Menaxheri i projektit Evis Plaku vlerësoi rëndësinë e këtij takimi si një hap i rëndësishëm në angazhimin e aktorëve dhe palëve të interesuara në nxitjen dhe zhvillimin e turizmit të qendrueshëm në Berat. Tryeza e rrumbullakët u fokusua në prezantimin e projektit SUSTOURISMO, objektivave, qëllimeve dhe aktiviteteve të parashikuara në të; adresimin e sfidave që shkakton pandemia e Covid-19 në zhvillimin e turizmit; si dhe diskutim mbi aspektet teknike dhe politike që duhet të merren në konsideratë gjatë implementimit të projektit.

Pjesë e tryezës së rrumbullakët ishin përfaqësues të institucioneve publike si: Prefektura e Qarkut Berat, Drejtoria e Turizmit në Bashkinë Berat dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare; përfaqësues të shoqateve për zhvillimin e turizmit, guidave turistike, agro-bizneseve dhe qendrës së artizanëve.

Një nga objektivat kryesore të takimit ishte diskutimi me palët e interesuara i paketave të integruara turistike në qarkun e Beratit, përfshirja e komunitetit, shoqatave në mbështetje të turizmit dhe aktorëve të tjerë publikë dhe privatë, si edhe prezantimi i aplikacionit mobile SUSTURISMO i cili synon të ofrojë një ndërfaqe interaktive në të cilën turistët munden jo vetëm të marrin informacion mbi të gjitha destinacionet turistike, por edhe të ndërveprojnë për të promovuar dhe nxitur zhvillimin e turizmit dhe transportit të qendrueshëm përmes ecjes në këmbë apo me biçikletë.

Informacion më i detajuar për projektin SUSTOURISMO mund të gjendet këtu

 

 

0 Comments

Leave Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *