Miratohet Strategjia për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

Miratohet Strategjia për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

Miratohet Strategjia për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

Këshilli i Qarkut Berat, në mbledhjen e Këshillit të mbajtur ditën e Premte, më datë 30 Tetor, miratoi Strategjinë për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, duke përmbushur jo vetëm një detyrim ligjor, por duke u bërë kështu i pari qark që miraton një dokument të tillë strategjik, për t’i hapur rrugën trajtimit dhe menaxhimit të mbetjeve në mënyrë efektive dhe të dobishme.

Këshilli i Qarkut Berat me mbështetjen e Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në Qarkun Berat, mbështetur nga Konfederata Zvicerane nëpërmjet Sekretariatit të Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe zbatuar nga Infrastruktur & Umwelt në konsorcium me FLAG, ka hartuar Projekt-Planin Rajonal për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve për Qarkun Berat (PRMIM), i cili i është nënshtruar vlerësimit strategjik mjedisor dhe është pajisur me Deklaratë Mjedisore nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi.

PRMIM paraqet kornizën e politikave për menaxhimin e mbetjeve të ngurta të gjeneruara brenda territorit të planifikuar. Në këtë plan përfshihet rryma e plotë e mbetjeve bashkiake, si edhe e mbetjeve nga ndërtimet dhe prishjet. Në përputhje me dispozitën e Direktivës Kuadër për Mbetjet, ambalazhet dhe mbetjet e tyre ashtu si edhe mbetjet bashkiake të biodegradueshme (MBB) janë trajtuar në kapituj specifikë.

PRMIM pas miratimit nga Këshilli i Qarkut Berat dërgohet për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave.