Zhvillohet Webinari i Parë në Projektin SUSTOURISMO
Më 26 nëntor, rreth pesëdhjetë pjesëmarrës u bashkuan me Webinarin e Parë të projektit të SUSTOURISMO të bashkë-financuar Bashkimi Evropian përmes programit Interreg ADRION 2014 – 2020.
Takimi u organizua nga Nisma e Evropës Qendrore – Sekretaria Ekzekutive (CEI-ES) me qëllim konsultimin me aktorët e lidhur me sektorin e turizmit dhe për të filluar një proces të frytshëm të të mësuarit bazuar në temën kryesore të projektit: lëvizshmëria e qëndrueshme për turizmin e qëndrueshëm.
Takimi nisi duke prezantuar objektivat kryesore dhe rezultatet e pritura të projektit dhe partneri kryesor i projektit, CERTH / HIT prezantoi tendencat në sektorin e turizmit në nivel global dhe rajonal.
Dokumentet dhe politikat kryesore strategjike në nivelin e BE u përmblodhën nga partneri i projektit Instituti për Logjistikë dhe Transport (ITL) me një qëllim për të identifikuar boshllëqet në funksionimin e përditshëm në nivelin lokal dhe hartimin e hapave drejt së ardhmes së turizmit ADRION.
CEI-ES, në bashkëpunim me MATE dhe Corintea paraqiti praktikat më të mira aktuale në drejtim të lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe transportit që mund të nxisin turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Adriatikut Jon.
Pjesëmarrësit u përfshinë në një diskutim shumë ndriçues mbi veçoritë lokale në lidhje me turizmin e qëndrueshëm dhe shkëmbyen ide për mbështetjen e mëtejshme të kësaj fushe.
Ky është i pari nga një seri prej 4 uebinarësh që do të ndihmojnë në zhvillimin e rrjetit SUSTOURISMO dhe formësimin e së ardhmes së politikave të turizmit ADRION.
Për më shumë informacion: Evis Plaku, evis.plaku@qarkuberat.gov.al
Ky takim është zhvilluar në kontekstin e projektit të zhvilluar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e dokumentit / faqes në internet është përgjegjësia e vetme e Këshillit të Qarkut Berat dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionin e autoriteteve të programit të Bashkimit Evropian dhe / ose ADRION.

