Konsultime dhe seminaret e zhvilluara nga Këshilli i Qarkut Berat

Konsultime dhe seminaret e zhvilluara nga Këshilli i Qarkut Berat

Konsultime dhe seminaret e zhvilluara nga Këshilli i Qarkut Berat

Këshilli i Qarkut Berat, në bashkëpunim me kompaninë e kontraktuar si eksperte e jashtme në projektin MED Greenhouses, zhvilloi në kuadër të zbatimit të kushteve të projektit tre konsultime me aktorë, palë të interesuara dhe përfitues të projektit. Konsultimet u zhvilluan në

  • Datën 3 Korrik 2019, ora 11:00 – 15:00 në ambientet e Hotel Gega Berat
  • Datën 4 Korrik 2019, ora 11:00 – 15:00 në Samaticë, Ura Vajgurore
  • Datën 5 Korrik 2019, ora 11:00 – 15:00 në Kozare, Kuçovë

Në këto konsultime morën pjesë një numër i konsiderueshëm fermerësh, përfaqësues dhe drejtues të drejtorive rajonale që lidhen me fushën e bujqësisë si dhe specialistë të sektorit të agrikulturës.

Sipas agjendës së përcaktuar, përfaqësues të Këshillit të Qarkut Berat, mirëpritën të gjithë pjesëmarrësit. Z. Evis Plaku – menaxher i komunikimi të projektit, i prezantoi të gjithë pjesëmarrësit me qëllimin, objektivat, serinë e aktiviteteve dhe rezultatet e pritshme të projektit të serrave bujqësore MED Greenhouses. Më tej, Kryetari dhe Zv. Kryetari i Këshillit mbajtën një fjalë përshëndetëse në të cilën theksuan rëndësinë dhe avantazhet e projektit duke i ftuar të gjithë pjesëmarrësit për të luajtur një rol aktiv në këtë projekt.

Takimi vijoi më tej me diskutime dhe prezantime të thelluara për zhvillimin e projektit në tërësi dhe çështjeve dhe teknologjive inovative në fushën e serrave bujqësore, të cilat minimizojnë kërkesat për ujë dhe energji dhe ndihmojnë jo vetëm në rritjen e ndërgjegjësimit, por edhe në përdorimin aktiv të mjeteve teknologjike të cilat ndikojnë në çështje që lidhen me eficencën e përdorimit të ujit dhe energjisë, prodhimit të qendrueshëm, rritjen e gjelbër, dhe zhvillimin e qendrueshëm

Objektivat kryesore janë:

  • Përmirësimi i kapaciteteve eko-inovative të aktorëve publikë dhe privatë në sektorin e agrikulturës përmes bashkëpunimit, transferimit të njohurive dhe krijimit të rrjeteve inovative midis të gjithë partnerëve dhe palëve të interesuara të projektit.
  • Përmirësimi i kornizës aktuale në sektorin e agrikulturës në zonën MED
  • Fuqizimi i rrjetit të bashkëpunimit në sektorin e agrikulturës dhe serrave bujqësore

Lista e pjesëmarrësve në këto takime gjendet këtu: Takimi i Parë,  Takimi i Dytë dhe Takimi i Tretë

Përshkrimi i detajuar i diskutimeve gjendet këtu

Prezantimi i projektit mund të shikohet këtu ndërsa materiali i trajnimit këtu

 

0 Comments

Leave Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *