Konsultim me publikun dhe grupet e interesit

Konsultim me publikun dhe grupet e interesit

Në zbatim të Ligjit Nr. 91/2013 “Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor” dhe VKM Nr. 219, datë 11.03.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikut dhe për dëgjesat me publikun gjatë proçesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor”

Këshilli i Qarkut Berat organizon:

Konsultim me publikun dhe grupet e interesit për Raportin Paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Planin Rajonal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Qarkut Berat (PRMIM) në datën 11 Shkurt 2020 ora 10:30 në sallën e mbledhjeve të Bibliotekës “Vexhi Buharaja” në Berat.

Ftohen të marrin pjesë të gjithë banorët dhe grupet e interesit për të diskutuar dhe shprehur komentet e sugjerimet e tyre rreth këtij dokumenti. Raporti paraprak i VSM dhe PRMIM i Qarkut Berat janë vënë në dispozicion të publikut nëpëmjet publikimit në faqen e Këshillit të Qarkut Berat, si dhe ndodhet e publikuar edhe në faqen zyrtare të Bashkive Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore, Poliçan e Skrapar.

Komentet dhe sugjerimet e marra gjatë gjithë proçesit të konsultimit dhe në këtë dëgjesë publike do të merren parasysh gjatë hartimit të Raportit Përfundimtar të VSM për PRMIM e Qarkut Berat – një dokument i rëndësishëm që do të ketë ndikim në përmirësimin e situatës mjedisore në gjithë rajonin.

Ju mirëpresim për të kontribuar së bashku në përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në Qarkun Berat!

Ju lutemi gjeni këtu dy dokumentat dhe informohuni:
Plani Rajonal i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve (PRMM):
☑️ http://www.flag-al.org/Berat%20RWMP.pdf
Dhe Raporti Paraprak i Vleresimit Mjedisor
☑️ https://app.box.com/s/z8tovqmk08tukqojofg0fjtigotx7hzf