
Konferenca Ndërkombëtare në Chania, Kretë, 20 Shtator 2018
Konferenca Ndërkombëtare CIrCLE 2019
“Sfidat në epokën e Ekonomisë Qarkulluese” – ishte tematika e konferencës ndërkombëtare të zhvilluar në Kretë, në datat 20 – 22 Shtator 2018, nën kujdesin e veçantë të Komisionit Evropian.
Kjo konferencë ka për qëllim që të nënvizojë rëndësinë e bashkëpunimit ndër rajonal, duke fuqizuar marrëdhëniet multi-laterale, fuqizuar ekonominë dhe mundësitë e biznesit dhe duke promovuar rritje të qendrueshme e duke promovuar praktikat më të mira të ekonomise qarkulluese jo vetëm në ishullin e Kretës, por si model që mund të aplikohet më gjerësisht në rajonin e Mesdheut.
Një skuadër e ekipit të projektit MED Greenhouses mori pjesë në këtë event. Këshilli i Qarkut Berat u përfaqësua nga Kryetari Fatlli Adilaj dhe Këshilltari Syrja Ormënaj.
Informacioni më i detajuar për eventin gjendet këtu ndërsa agjenda e aktivitetit këtu
0 Comments