Takime informuese në kuadër të projektit MED Greenhouses

Takime informuese në kuadër të projektit MED Greenhouses

Takime informuese në kuadër të projektit MED Greenhouses

Përfaqësues të Këshillit të Qarkut Berat janë takuar individualisht dhe në grupe të vogla me një tërësi aktorësh dhe palësh të interesuara të projektit MED Greenhouses dhe i kanë informuar ata lidhur me objektivat e projektit, aktivitetet kryesore të tij, si dhe pikat me interes të përbashkët.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve informuese, të cilat u zhvilluan në Qershor dhe Korrik 2018, është që të forcojë bashkëpunimin dhe nxisë interesin e aktorëve si Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, agjensi kombëtare, rajonale dhe lokale në sektorin e agrikulturës, e serrave bujqësore, si dhe institute të kërkimit shkencore apo akademike, bashkitë e qarkut si dhe organizata në fushën e agro-turizmit, së bashku me fermerë të serrave bujqësore.

Diskutimet u fokusuan në promovimin e projektit dhe aktiviteteve të shumta të tij, si dhe përfitimeve që ky projekt sjell për palët e interesuara, me qëllim krijimin dhe forcimin e një rrjeti të përbashkët që mundëson bashkëpunimin e partnerëve. Aktorët dhe palët e interesuara u prezantuan me mjetet kryesore që projekti do të përdorë për shpërndarjen e njohurive. Pikat e tyre të interesit përfshinin: akses në mjete financiare për të zhvilluar edhe më tej sektorin e agrikulturës, si dhe rekomandime për politikat dhe kornizat rregullatore që lehtësojnë punën e përditshme të fermerëve.

Lajmin e plotë, në website zyrtar të projektit e gjeni këtu