
ECOMONDO – Ekspozita e teknologjive të gjelbërta – Rimini, 2018
Në datat 6 – 9 Nëntor 2018, në Rimini, Itali, u zhvillua ekspozita e teknologjive të gjelbërta, pjesë e të cilës ishin dhe përfaqësues të projektit MED Greenhouses, në kontekstin e projekteve horizontale.
Ecomondo është ekspozita lider në zonën Euro-Mesdhe në fushën e ekonomisë së gjelbër dhe qarkulluese. Një event ndërkombëtar me një format inovativ që sjell së bashku sektorët kryesorë të ekonomisë qarkulluese në një platformë të vetme: nga materialet e energjisë së rinovueshme tek zhvillimi i qendrueshëm.
Ecomondo 2018 do të prezantojë në nivel kombëtar, Evropian dhe ndërkombëtar prioritete të reje legjislative, në lidhje me aspketin kërkimor dhe inovacionin, duke u trajnuar në ekonominë qarkulluese së bashku me proceset më të fundit të mbjelljes 4.0 , duke demonstruar produktet finale në nivel qytetesh dhe rajonesh. Në bashkëpunim, me bizneset private, ministritë dhe institucionet e tjera kërkimore, Komisionin Evropian, OSBE e të tjera, Ecomondo 2018 do të prezantojë të rejat më të fundit, nevojat, sfidat dhe mundësitë lidhur me vlerësimin e mbetjeve organike dhe jo organike, si dhe alternativat në përpunimin e materialeve bruto, si dhe desig-imin industrial.
Ekipi i projektit MED Greenhouses do të jetë pjesëmarrës në panelin e parë (Inovacioni për zhvillimin e qendrueshëm në zonën MED)
0 Comments