Këshilli i Qarkut Berat lidh kontratën për Ekspertizë të Jashtme në Projektin SUSTOURISMO

Këshilli i Qarkut Berat lidh kontratën për Ekspertizë të Jashtme në Projektin SUSTOURISMO

Këshilli i Qarkut Berat lidh kontratën për Ekspertizë të Jashtme në Projektin SUSTOURISMO

Këshilli i Qarkut Berat, në përfundim të procedurave të shpallura të tenderimit për “Ofrimin e Shërbimeve Teknike për implementimin e projektit ‘Turizëm dhe Transport i Qendrueshëm: Zhvillim i Integruar’, i njohur me akronimin SUSTOURISMO, në kontekstin e programit të bashkëpunimit ndërterritorial INTERREG ADRION 2014 – 2020″

Në përfundim të procedurës së zhvilluar të tenderimit, Autoriteti Kontraktor, pas shqyrtimit të raportit të vlerësimit nga grupi i vlerësimit, miratoi lidhjen e kontratës me kompaninë fituese, kontratë e cila u lidh më datë 08 Shtator 2020.

Kompania fituese është Living Prospects, Development & Environmental Services, Ltd, me seli kryesore në Athinë, Greqi, e njohur për ekspertizën e saj në menaxhimin e projekteve të bashkë-financuara nga Bashkimi Evropian, veçanërisht në fushën e turizmit të qendrueshëm e të gjelbër, zhvillimit të integruar mjedisor, menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve dhe transportit të qendrueshëm.