
Konkursi në rrjete sociale për promovimin e projektit SUSTOURISMO bëhet viral
Këshilli i Qarkut Berat, në kuadër të projektit SUSTOURISMO të bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, ka lancuar një nismë që synon promovimin dhe nxitjen e turizmit dhe transportit të qendrueshëm, veçanërisht mes të rinjve.
Nisma e njohur si “Pedalo & Fotografo” kishte për synim zhvillimin e një konkursi midis të rinjve, në rrjetet sociale. Kjo nismë u mirëprit nga qindra, mijëra të rinj të cilët nëpërmjet angazhimit të tyre në rrjetet sociale shërbyen gjithashtu si promovues të vlerave turistike dhe transportit ekologjik në qarkun e Beratit.
Në përfundim të konkursit, i cili zgjati dy javë, fituesit mund të shijojnë
- Vendi i parë: një eksperiencë unike Rafting në Kanionet e Osumit
- Vendi i dytë: guidë dhe drekë për dy persona në agro-turizmin Alpeta, Roshnik
- Vendi i tretë: një dhuratë të personalizuar nga një artizan
0 Comments