11 Shtatori: Kryetari Molishti i dërgon Letër Ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri

11 Shtatori: Kryetari Molishti i dërgon Letër Ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri

11 Shtatori: Kryetari Molishti i dërgon Letër Ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri

Letër Ambasadores Yuri Kim

“Në Ditën tuaj kombëtare të Patriotëve, kur ulni flamujt në gjysmë shtizë në Shtetet e Bashkuara për të nderuar heronjtë e 11 Shtatorit 2001, e gjithë bota që beson te vlerat më të mira të njerëzimit është me ju.

Më lejoni që në emër të Këshillit të Qarkut Berat të cilin unë drejtoj, t’ju shpreh solidaritetin dhe mbështetjen më të plotë ndërsa të gjithë së bashku përkujtojmë jo vetëm jetët e humbura, por edhe aktet heroike, jo vetëm tragjedinë, por edhe shpirtin amerikan të pamposhtur, jo vetëm dhimbjen, por edhe dëshirën për të ecur përpara, si mënyra më e mirë për të nderuar heronjtë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar shpesh pranë shqiptarëve. Ne jemi pranë jush këtë 11 Shtator dhe do të jemi çdo 11 Shtator dhe çdo ditë, pasi shqiptarët besojnë te vlerat në themel të vendit tuaj, të cilat ndriçojnë edhe më fort pas çdo 11 Shtatori, kur me forcën dhënë edhe nga sakrifica e heronjve të Ditës së Patriotëve, flamujt tuaj ringrihen edhe më të lartë.

Me respekt të thellë,

Donald Molishti, Kryetar
Këshilli i Qarkut Berat”

 

0 Comments

Leave Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *