Itinerari i Skraparit

Itinerari i Skraparit

Itinerari i Skraparit

Zona e Beratit është edhe një destinacion i jashtëzakonshëm për të apasionuarit e natyrës, të cilët duan ta shi­jojnë e ta prekin atë nga afër me anë të ecjeve, marshi­meve, ose ngjitjeve në terrene të vështira, si dhe me biçikle­tat mountain – bike, ose me makina të larta.

Parku Kombëtar i Tomorit

Mali i Tomorit ngrihet ma-dhështor thuajse drejtpër­drejt nga ultësira bregdetare. Gjatësia e tij është rreth 19 km, gjerësia maksimale deri në 6 km dhe pika më e lartë e tij është Çuka e Partizanit (2416 m).

Në këtë mal ndodhet Parku Kombëtar i Tomorit me një sipërfaqe rreth 4000 ha. Karakteristike janë pyjet e ahut dhe pyjet e Rrobullit. Në këto terrene gjenden lloje të bimëve të rralla e të rrezi­kuara, si Astragatus Autranci; subendemike e ballkanike, si Aubrieta Intermedia, Cupris Baldacii, Nepeta Spursei, etj. Në brendësi të territorit ha­sen rreth 20 taksone bimore të kërcënuara e të rralla

Parku Kombëtar i Tomorit

Zona e parkut kombëtar është një vend i përshtatshëm për kampingje dhe trekking. Në brendësi të pyjeve bota e kafshëve është e pasur. Në të jeton ariu i murmë, ndërsa në afërsi të fshatrave gjen­den ujku, dhelpra, kunadhja, baldosa; në rrethinat e pyllit dhe afër tokave bujqësore – derri i egër, lepuri i egër; në majat e shkëmbinjve gjenden kope me dhi të egra. Gjen­den gjithashtu disa lloje qu­kapikësh, pëllumbi i egër, gjeli i egër, (i cili është i rr­ezikuar), mëllenja, thëllëza e malit, shapka, shkurta, etj.

Kalaja e Tomorit

Ndodhet në luginën e Tomoricës, dhe në kohë të kthjellët, prej andej duket kodra e kalasë së Beratit.

Fortifikimi pozicionohet në majën e një masivi shkëm­bor dhe në pjesën dërrmuese, muret rrethuese janë të rrë­zuara përtokë. Për të arritur fortifikimin duhet të kalosh në një terren të pjerrët dhe mjaft të vështirë, pasi mun­gon një rrugë e sistemuar. Në sipërfaqen e kalasë vi­hen re mure tarracimi për të bërë të mundur ngritjen e strukturave. Kalaja është një fortifikim i vërtetë natyror; masivi i shkëmbit mbi të ci­lin ngrihet, është shumë im­presionues. Nga tri anët, for­tifikimi kufizohet me gremi­nën e thiktë; vetëm në anën jugperëndimore lidhet me një qafë që bën të mundur kalimin

Kalaja e Tomorit

Muret e periudhës antike ruhen shumë pak; duken punimet e disa gurëve kuadratikë. Mbi këto mure më vonë mbivendoset një trakt – muri, që duket se i përket peri­udhës bizantine. Fortifikimi i Tomorit del në kronikat his­torike gjatë ngjarjeve të vitit 1018, kur cari bullgar, Samu­el, pas disfatave me ushtritë bizantine, tërhiqet me shpe­jtësi nga këto anë për të hyrë në brendësi të territorit, drejt Maqedonisë.

Itinerari i Skraparit