Berati solidarizohet me humbjet e tërmetit

Berati solidarizohet me humbjet e tërmetit

Berati solidarizohet me humbjet e tërmetit

Me zemër, për njeri – tjetrin.

Punonjësit e Këshillit të Qarkut Berat, së bashku me stafin e Qendrës Sociale “Shtëpia e Përbashkët” u solidarizuan me viktimat dhe humbjet që u pësuan pas tërmetit të datës 26 Nëntor. Përpjekja për të mbledhur ndihma ushqimore dhe monetare kishte për qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit dhe përcjelljen e thirrjeve për tu bërë të gjithë së bashku me qëllim lehtësimin e pasojave të dhimbjes dhe përballimit të tragjedisë së ndodhur me dinjitet, forcë dhe shpresë

Slider image
Slider image

Kryetari Molishti u shpreh se: në një ditë si kjo, mendja e zemra shkon më së pari tek të humburit, në shenjë nderimi e respekti për ta. Mirënjohje e falenderim për të gjithë heronjtë e heshtur, ata njerëz të zakonshëm që plot dinjitet dhe sakrificë po bëjnë gjithçka për t’i lehtësuar sadopak pasojat e tërmetit. Respekt për punën e strukturave të policisë, emergjencave civile, zjarrfikësve dhe gjithë atyre që parreshtur po bëjnë çtë munden, pa humbur shpresën

Në dhimbjen e kombit shqiptar, midis të tjerëve, u bashkua edhe z. Magnus Berntsson, Presidenti i Asamblesë Evropiane të Rajoneve – rrjeti më i madh i rajoneve në Evropë – i cili i dërgon letër ngushëllimi Kryetarëve të Këshillave të Qarqeve në Shqipëri në shenjë mbështetje pas dëmtimeve të tërmetit, duke theksuar trimërinë e shqiptarëve dhe aftësinë e tyre për tu ripërtërië pas humbjeve të mëdha.

Bashkitë e qarkut Berat, së bashku me një tërësi institucionesh, grupesh interesi e qindra, mijëra qytetarë iu bashkuan thirrjeve për ndihmë dhe solidaritet, duke dëshmuar edhe një herë forcën e shqiptarit për tu ringritur edhe më i fortë pas çdo vështirësie

 1