Ftesë për t’u bashkuar në Regjistrin e Furnizuesve për zbatimin e projekteve të bashkë-financuara nga Bashkimi Evropian

Ftesë për t’u bashkuar në Regjistrin e Furnizuesve për zbatimin e projekteve të bashkë-financuara nga Bashkimi Evropian

Të përgjithshme

Nëpërmjet Vendim Nr. 946 Prot., datë 11/07.2018, Këshilli i Qarkut Berat ka vendosur “Krijimin e Regjistrit të Furnizuesve të cilët ofrojnë mallra, shërbime dhe punë” në kuadër të projekteve zhvillimore të cilat financohen nga Bashkimi Evropian. Nëpërmjet këtij vendimi, Këshilli i Qarkut Berat “fton të gjitha palët e interesuara që të bëjnë kërkesë për t’u përfshirë në Listën e Regjistrit të Furnizuesve”.

Anëtarët e Regjistrit të Furnizuesve do të merren në konsideratë për t’u ftuar në procedura tenderimi kur tenderat e përshtatshëm të jenë shpallur.

Ftesë për t’u bërë pjesë e regjistrit të furnizuesve

Këshilli i Qarkut Berat fton të gjitha palët e interesuara që të bëjnë KËRKESË për t’u përfshirë në Listën e Regjistrit të Furnizuesve

  • Ftesa është e hapur dhe e pranueshme për gjatë gjithë kohës së zbatimit dhe financimit të programeve të financuara nga Bashkimi Evropian
  • Të gjitha kërkesat e subjekteve të interesuara duhet të jenë të shkruara edhe në gjuhën angleze e cila është gjuha zyrtare e programit
  • Kërkesat duhet të shoqërohen me: profilin e subjektit të interesuar, dhe jetëshkrimin e përfaqësuesit ligjor. Këto dokumenta kërkohet të formulohen sipas formatit zyrtar
  • Bashkëlidhur këtij vendimi gjendet: i) ftesa e Këshillit të Qarkut Berat dhe ii) modeli për Kërkesën që duhet të paraqësin subjektet e interesuara
  • Të gjitha kërkesat të dërgohen në adresën elektronike: info@qarkuberat.gov.al 

Kandidatët e kualifikuar jane të ftuar që të dorëzojnë formularin bashkëngjitur ketij aplikimi së bashku me një profil të kompanisë ose CV personale (në formatin europass ose ekuivalent). Të dy dokumentet DUHET të shkruhen edhe në gjuhën angleze dhe duhet të dorëzohen në format PDF. Formulari i aplikimit duhet të nënshkruhet, vuloset dhe të skanohet. Nënshkrimet dixhitale janë gjithashtu të pranueshme.

Kategoritë e aplikimit

Kategoritë për të cilat aplikohet duhet të mbështeten dhe justifikohen nga Profile / CV e kandidatit, përndryshe ata nuk do të përfshihen. Kategoritë e pranueshme janë:

  1. Furnizime (Kategoria A)
    • A1. Furnizime për zyra
    • A2: Mobilje
    • A3: IT Hardware,  Pajisje perifike dhe të konsumueshme
    • A4: Sofware
    • A5: Pajisje dhe të konsumueshme  (ju lutem specifikoni)
    • A6: Të tjera (ju lutem  specifikoni)
  2. Ekspertiza e jashtme dhe Shërbimet (Kategoria B)
    • B1: Shërbimet e konsulencës (ju lutemi specifikoni: p.sh. menaxhimi teknik, menaxhimi i projektit, shërbimet ligjore etj)
    • B2: Shërbimet e Komunikimit dhe Shpërndarjes (ju lutem specifikoni)
    • B3: Studime / Hulumtime / Ekspertiza Teknike (ju lutem specifikoni)
    • B4: Shërbimet e Teknologjisë së Informacionit (ju lutem specifikoni)
    • B5: Të tjera (Ju lutem specifikoni
  3. Ndërtim & Punë (Kategoria C)
    • C1: Ndërtimet
    • C2: Peizazhet
    • C3: Rrugët, Urat, Strukturat e Veçanta
    • C4: Restaurim / Rinovim
    • C5: Tëtjera (Ju lutem specifikoni)

Kandidatët do të informohen për përfshirjen e tyre në katalog me e-mail, duke treguar se në cilat kategori jane përfshirë. Anëtarët e regjistrit mund të kërkojnë heqjen e tyre në çdo kohë përmes e-mailit. Në çdo kohë, anëtarët e  regjistrit mund të kërkojnë gjithashtu të modifikojnë kategoritë për të cilat ata dëshirojnë të merren ne konsiderate.

Dokumentacioni i kërkuar

Linqet e nevojshme:

Informacion i detajuar lidhur me secilin nga projektet e Këshilli të Qarkut Berat mund të gjendet në website e institucionit

 

0 Comments

Leave Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *