10 porosi për të përballuar situatën emergjente të COVID-19

10 porosi për të përballuar situatën emergjente të COVID-19

10 porosi për të përballuar situatën emergjente të COVID-19

10 porosi për reagimin ndaj koronavirusit:

  1. Frika nuk ndihmon, kujdesi po!
  2. shmangni sa të jetë e mundur shtrëngimet e duarve!
  3. Lajini rregullisht duart jo më pak se 20 sekonda dhe shmangni gjithashtu prekjen e syve, hundës dhe gojës pas kontakteve fizike me të tjerë!
  4. Nëse teshtini përdorni një pecetë letre apo vendosni krahun përpara gojës!
  5. Kujdesuni për më të moshuarit a të sëmurët kronikë në familjen tuaj, që të kufizojnë kontaktet fizike dhe daljet e panevojshme nga shtëpia (mesatarja moshore e atyre që kanë humbur jetën në itali, sipas statistikës së fundit, është 81 vjeç!)
  6. Mbani parasysh që pjesa dërrmuese (mbi 80%) e atyre që preken nga koronavirusi e kalojnë epideminë pa asnjë shenjë ose si një rrufë të zakonshme stinore.
  7. Mos u alarmoni nga shenjat gripale dhe mos lëvizni drejt e për në spital apo në qendrën shëndetësore, por telefononi menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127 dhe ndiqni këshillat e marra!
  8. Nëse vini nga zona e kuqe e italisë apo zona të tjera të prekura, vetëkarantinohuni në shtëpinë tuaj për 14 ditë, duke shmangur kontaktet me jashtë shtëpisë, pavarësisht se mund të mos keni asnjë shenjë shqetësuese!
  9. Bëni shumë kujdes me burimet e informacionit e sidomos me internetin dhe referojuni burimeve zyrtare të autoriteteve të shëndetësise e këshillave të tyre!
  10. Asnjë panik dhe asnjë dyshim se do ta kalojmë edhe këtë sfidë së bashku, duke mos e harruar asnjë çast se nuk jemi përpara fundit të botës, po përpara një virusi të panjohur deri më sot (me shërueshmëri mesatare statistikore në 97% të rasteve)!

 

 

0 Comments

Leave Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *