Sensibilizim: 22 Prill – Dita e Tokës

Sensibilizim: 22 Prill – Dita e Tokës

Sensibilizim: 22 Prill – Dita e Tokës

Data 22 prill shënon Ditën ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.

Themeluesi i Ditës ndërkombëtare të Tokës është senatori amerikan Gaylord Nelson, i cili me qëllimin që problemet e kësaj natyre të hynin në vëmendjen e politikanëve , në vitin 1962 propozoi për kremtimin e Ditës së Tokës propozim i cili më vonë mori edhe aprovimin e presidentit të SHBA-ve, rikujton kl.

Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës. Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore.

Ky vit e gjeti ditën e Tokës në një situatë tejet të vështirë të shkaktuar nga pandemia e virusit Covid-19. Le të shërbejë kjo ditë si një shenjë reflektimi që gjithësecili të bëjë sa të mundet për shtëpinë tonë të madhe – u shpreh Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, z. Donald Molishti

 

0 Comments

Leave Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *