Degjesë publike për projektin e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta

Degjesë publike për projektin e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta

Degjesë publike për projektin e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta

Këshilli i Qarkut Berat zhvilloi një dëgjesë publike lidhur me Planin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe Planin Rajonal të Menaxhimit të Mbetjeve (PRMIM) për Qarkun Berat, një projekt që po realizohet nga Bashkia Berat, Bashkia Kuçovë, Bashkia Ura Vajgurore Bashkia Poliçan dhe Bashkia Skrapar në Qarkun e Beratit dhe financohet nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe mbështetet nga INFRASTRUKTUR & UMWELT në partneritet me SEHLHOFF dhe FLAG.

Zbatimi i projekti po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Doni të dini më shumë për projektin?

Plani Rajonal i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve i Qarkut Berat paraqet kornizën e politikave për menaxhimin e mbetjeve të ngurta të gjeneruara brenda territorit të qarkut. Ai është hartuar në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi, me angazhimet ndërkombëtare dhe me draft Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Planin e Veprimit. Subjekt i PRMIM është menaxhimi i mbetjeve të ngurta bashkiake, mbetjeve nga ndërtimet dhe prishjet, ambalazhet dhe mbetjeve bashkiake të biodegradueshme.

Ndër objektivat specifike të PRMIM përfshihen:

♻️ Analiza e situatës së menaxhimit të mbetjeve të ngurta
♻️ Përcaktimi i synimeve dhe objektivave strategjikë
♻️ Identifikimi i zonave për propozimin e zgjidhjeve rajonale
♻️ Rekomandime për ndërhyrje në vendgrumbullimet ekzistuese
♻️ Zhvillimi i një koncepti financiar dhe masave për ndërgjegjësimin e publikut
♻️ Përgatitja e një plan veprimi