Thirrje për konkursin e nismave mjedisore

Thirrje për konkursin e nismave mjedisore

Thirrje për konkursin e nismave mjedisore

🚻 Jeton në qarkun Berat?
📝 Ke nje ide për të kontribuar për një mjedis të pastër e të shëndetshëm?
🚮 Ndërmerr nismën tënde për të bërë një ndryshim në ndërgjegjësimin e njerëzve, krijimin e sjelljeve pro-mjedisore, menaxhimin e mbetjeve, riciklimin apo mbrojtjen e mjedisit. Pasqyroje nismën dhe merr pjesë në konkurs.

Konkursi zhvillohet në kuadër të projektit Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta në Qarkun Berat, Faza I, të mbështetur nga SECO dhe zbatuar nga INFRASTRUKTUR & UMWELT në partneritet me SEHLHOFF dhe FLAG. Ai synon të vlerësojë veprimtaritë mjedisore që do të zbatohen nga individët, grupet apo organizatat në gjithë Qarkun e Beratit në periudhën 1 Shkurt – 15 Maj 2020.

Me miratimin e Planeve Vendore të Menaxhimit të Mbetjeve, Bashkitë në Qarkun e Beratit janë të angazhuara të përmirësojnë hap pas hapi situatën e mbetjeve. Sidoqoftë, asnjë prej nismave përmirësuese nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qëndrueshme pa përfshirjen e komunitetit.
Për këtë qëllim, FLAG organizon këtë konkurs duke ftuar gjithë grupet e interesit, të bëhen pjesë me nisma konkrete që promovojnë sjellje të vetëdijshme dhe të qëndrueshme ndaj mjedisit dhe përfshijnë në mënyrë aktive qytetarët e Qarkut Berat.
Për të marrë informacione se si mund trë aplikoni, kush mund të aplikojë, kriteret cmimet etj, vizitoni faqen e konkursit

 

0 Comments

Leave Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *