Çlirimi i Beratit/ Molishti: Datë që na bën të ecim përpara

Çlirimi i Beratit/ Molishti: Datë që na bën të ecim përpara

Çlirimi i Beratit/ Molishti: Datë që na bën të ecim përpara

Berat, 13 Shtator – Kryetari i Qarkut Berat Donald Molishti ka qenë mes personaliteteve që kanë nderuar Dëshmorët e Beratit, sot, në Ditën e Çlirimit të qytetit.

Pas ceremonisë, Molishti është shprehur se ndihet i frymëzuar nga trashëgimia që këta njerëz kanë lënë për brezat më pas.

“Është emocionuese dhe përvojë që të bën të ndihesh i përulur kur mendon sakrificën finale, atë të jetës, që këta paraardhës kanë bërë që ne të kishim qasje në këtë ajër, të lirë. Është emocion që të bën të ecësh përpara,” shprehet Molishti.

Drejtuesi i Këshillit të Qarkut Molishti tha se vendosja e kurorave në nder të Dëshmorëve ishte jo vetëm për të nderuar të shkuarën, por edhe një premtim për të ardhmen.

“Ata e bënë pjesën e tyre: ndaj sot, çdo 13 Shtator, nderojmë Çlirimin e Beratit. Tani është radha e secilit prej nesh që të bëjmë pjesën tonë,” tha Donald Molishti.

Këshilli i Qarkut Berat ishte një nga institucionet e përfaqësuara në aktivitet, ku morën pjesë përfaqësues të Parlamentit, Prefekturës e Bashkisë së Beratit.