Ceremonia e Festave të Nëntorit

Ceremonia e Festave të Nëntorit

Ceremonia e Festave të Nëntorit

Në mes të dhimbjes, Shqipëria ringrihet më e fortë

Ky ishte mesazhi i përcjellë me rastin e festave të Nëntorit, të cilat këtë vit u zhvilluan në një mënyrë të pazakontë për shkak të gjendjes së vështirë që kaloi vende pas dëmtimeve të tërmetit të datës 26 Nëntor. Z. Molishti, Kryetar i Këshillit të Qarkut Berat, në vend të një urimi, u shpreh se

Në çdo kohë e epokë, përmes kalvarit të pafundmë të sakrificave, me kokën lart dhe plot dashuri, kombi shqiptar ka ditur të ngrihet dhe ringrihet sa herë historia e ka gjunjëzuar

Në ceremoninë e zhvilluar në varrezat e dëshmorëve, morën pjesë përfaqësues të autoriteteve lokale e rajonale, si dhe dhjetra qytetarë të cilët u bashkuan për të nderuar të rënët, për të vlerësuar sakrificën e tyre dhe për t’i përkujtuar për modelin që i dhanë kombit shqiptar.

Slider image
Slider image
Slider image
Slider image
Slider image
Slider image
Slider image

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Shpallja e Pavarësisë ose Deklarata e Pavarësisë është shpallja e pavarësisë së Vilajeteve shqiptare nga Perandoria Osmane. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor1912 nga Ismail Qemali.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Pavaresise shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane 

Dita e Çlirimit Kombëtar

29 Nëntori është festa e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.  Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.