Kurban Bajrami është një nga festat kryesore të besimit islam. Edhe në qytetin e Beratit besimtarët janë bërë bashkë për të falur Kurban Bajramin . Besimtarët myslimanë kanë falur Kurban Bajramin ne dy xhamitë e qytetit, atë e Plumbit si dhe ne xhaminë e Sahatit. Mes urimesh dhe gëzimesh besimtarët kanë festuar me njeri tjetrin dhe në komunitet. Festime të ngjashme janë zhvilluar në të pesë Bashkitë e Qarkut Berat.
Në urimin e tij, Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, Donald Molishti u shpreh:
Kurban Bajrami është thirrje drejt sakrificës. Sakrifica shkon në të mirë të vetes, por, mbi të gjitha, të të tjerëve.Jetojmë në një moment ku heqja dorë nga jeta jonë normale dhe kremtimi i festave si zakonisht është pikërisht një sakrificë që shkon jo vetëm në të mirën tonë, por edhe të të tjerëve. Të dashur miq besimtarë myslimanë, Gëzuar këtë Kurban Bajram, të sakrificave të mëdha e të vogla!
