Lancohet nisma për nxitjen e turizmit dhe transportit të qendrueshëm

Lancohet nisma për nxitjen e turizmit dhe transportit të qendrueshëm

Lancohet nisma për nxitjen e turizmit dhe transportit të qendrueshëm

Këshilli i Qarkut Berat, në kuadër të projektit SUSTOURISMO të bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, ka lancuar një nismë që synon promovimin dhe nxitjen e turizmit dhe transportit të qendrueshëm, veçanërisht mes të rinjve.

Nisma e njohur si “Pedalo & Fotografo” ka për synim zhvillimin e një konkursi midis të rinjve, në rrjetet sociale. Çdo pjesëmarrësi në këtë konkurs virtual, i kërkohet që të:

  1. Identifikojë vendin e preferuar turistik
  2. Të pedalojë tek ai vend me biçikletën e tij
  3. Të fotografojë veten, me biçikletë, tek vendi i preferuar turistik
  4. Të shpërndajë mesazhin për zhvillimin e turizmit të qendrueshëm në rrjete sociale, duke kërkuar mbështetjen e komunitetit virtual për të marrë sa më shumë pëlqime në këto foto, të cilat do të postohen në llogarinë zyrtare të Këshillit të Qarkut Berat

Objektivat kryesore të kësaj nisme janë:

  • Nxitja, promovimi dhe zhvillimi i turizmit të qendrueshëm, duke identifikuar të rinjtë me peizazhet apo sitet turistike të rajonit
  • Promovimi i transportit të qendrueshëm, veçanërisht biçikletave, si një mjet ekologjik transporti
  • Angazhimi i të rinjve dhe tërheqja e interesit të tyre në aktivitetet e projektit SUSTOURISMO
  • Forcimi i bashkëpunimit me palë të interesuara në projekt, siç janë bizneset vendase në fushën e turizmit të qendrueshëm

Lidhur me sa më sipër, me qëllim nxitjen e angazhimit të të rinjve dhe stimulimit të turizmit, Këshilli i Qarkut Berat synon forcimin e partneritetit me biznese vendase në fushën e turizmit të qendrueshëm, duke ofruar për fituesit e konkursit, çmimet simbolike vijuese

  • Vendi i parë: një eksperiencë unike Rafting në Kanionet e Osumit
  • Vendi i dytë: guidë dhe drekë për dy persona në agro-turizmin Alpeta, Roshnik
  • Vendi i tretë: një dhuratë të personalizuar nga një artizan

Do të dish më shumë për projektin SUSTOURISMO? Shko këtu

 

 

0 Comments

Leave Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *