Takimi Lançues i Projektit në Larisa, Greqi
Takimi lancues i projektit MED Greenhouses u zhvillua në 22 Mars 2018 në qytetin e Larisa, Greqi. Qëllimi i projektit është stimulimi dhe rritja e ndërgjegjësimit për çështje që lidhen me eficencën e energjisë dhe të ujit në përdorimin e serrave bujqësore, duke kontribuar në zhvillim të qendrueshëm dhe rritje të gjelbër.
Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i kapaciteve eko-inovative të aktorëve në sektorin publik dhe privat, në sektorin e serrave bujqësore dhe të agrikulturës në tërësi përmes fuqizimit të bashkëpunimit ndërnacional, transferimit të njohurive dhe zhvillimit të rrjeteve bashkëpunuese.
Përfituesit kryesorë do të jenë fermerët e serrave bujqësore, bizneset e specializuar në sektorin agro-ushqimor, industria e serrave bujqësore, hartuesit e politikave, institutet kërkimore dhe shkencore si dhe të gjitha palët e interesuara të cilat do të ftohen për të qenë pjesë e seminareve, konsultimeve dhe konferencës finale, për të kontribuar në arritjen e objektivave të projektit.
Në këtë takim morën pjesë partnerët
- Instituti teknologjik i edukimit në Thesali (Greqi)
- Universiteti i Thesalisë (Greqi)
- Rajoni i Thesalisë (Greqi)
- Molise drejt 2000 (Itali)
- Njësia Teknike e Sistemit të Informacionit për Menaxhimin e Ujit në Zonën Euro-Mesdhe (Francë)
- Këshilli Kombëtar Kërkimor Spanjoll (Spanjë)
- Këshilli i Qarkut Berat (Shqipëri)
- Instituti Kërkimor i Agrikulturës (Qipro)
Këshilli i Qarkut Berat, u përfaqësua në këtë projekt nga zv. Kryetari Saimir Plaku, në cilësinë e menaxherit të projektit
Informacioni i plotë lidhur me ecurinë e takimit gjendet këtu dhe në faqen zyrtare të programit https://medgreenhouses.interreg-med.eu/news-events/news/detail/actualites/kick-off-meeting-in-larissa-1/

