Takimi i Komunitetit Interreg MED për Rritjen e Gjelbër në Romë, Itali
Komuniteti i Rritjes së Gjelbër në zonën MED u mblodh në 17 Prill 2019, në Romë, Itali, për një takim me qëllim forcimin e lidhjeve të komunitetit MED në programe të përbashkëta. Deri në 8 projekte të reja i janë bashkuar komunitetit të Rritjes së Gjelbër në Programming INTERREG MED përgjatë këtij viti, duke arritur në një numër prej 14 projektesh aktive në total, të cilat adresojnë një seri çështjesh, që nga zhvillimi agrikulturor i qendrueshëm, tek prodhimi i gjelbër, apo menaxhimi i integruar i mbetjeve, e deri tek qytetet e zgjuara dhe financat e gjelbërta.
Takimi i komunitetit të MED kishte për qëllim njohjen me projektet e reja dhe diskutimin e praktikave më të mira, për të mësuar nga eksperienca e projekteve të mëparshme. Në këtë event u zhvilluan prezantime të projekteve, takime biznes-me-biznes, dhe grupe tematike diskutimi. Gjithashtu, u analizuan aspekte të ndryshme të politikave të rritjes së gjelbër përmes projekteve të përbashkëta, si kontribut dhe në aspektet kryesore të politikave të Bashkimit Evropian, siç është paketa e ekonomisë qarkulluese
Në këtë takim, Këshilli i Qarkut Berat u përfaqësua nga Kryetari Fatlli Adilaj, Zv. Kryetari Saimir Plaku dhe Këshilltari në Kabinetin e Kryetarit Syrja Ormënaj.
Lajmin e plotë, në faqen zyrtare të programit, e gjeni këtu: https://medgreenhouses.interreg-med.eu/news-events/news/detail/actualites/green-growth-community-building-event/
