Made in MED – të ndërtojmë të ardhmen e Mesdheut – event në Romë, Itali
Partnerë të komunitetit MED, në një total prej 14 projektesh morën pjesë në eventin e Rritjes së Gjelbër në 18-19 Prill 2019 në Romë, Itali.
Eventi Made in MED prezantoi rezultatet e para të 90 projekteve pjesë e programit, përmes një konference dhe ekspozite të dedikuar. Këto dy ditë ishin një mundësi për të zhvilluar idenë dhe vlerat e punës së përbashkët, shpërndarjes së njohurive dhe inovacionit, por gjithashtu edhe për të identifikuar mundësi të tjera për bashkëpunim në zonën e Mesdheut. Për pjesëmarrësit, ishte kënaqësi e veçantë njohja me projektet aktuale dhe rezultatet e projekteve të mëparshme.
Lajmi i plotë, në website zyrtar të programit mund të gjendet këtu ndërsa, ftesa dhe agjenda këtu
