Takimi Lançues i Projektit në Larisa, Greqi

Takimi Lançues i Projektit në Larisa, Greqi

Takimi Lançues i Projektit në Larisa, Greqi

Takimi lancues i projektit MED Greenhouses u zhvillua në 22 Mars 2018 në qytetin e Larisa, Greqi. Qëllimi i projektit është stimulimi dhe rritja e ndërgjegjësimit për çështje që lidhen me eficencën e energjisë dhe të ujit në përdorimin e serrave bujqësore, duke kontribuar në zhvillim të qendrueshëm dhe rritje të gjelbër.

Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i kapaciteve eko-inovative të aktorëve në sektorin publik dhe privat, në sektorin e serrave bujqësore dhe të agrikulturës në tërësi përmes fuqizimit të bashkëpunimit ndërnacional, transferimit të njohurive dhe zhvillimit të rrjeteve bashkëpunuese.

Përfituesit kryesorë do të jenë fermerët e serrave bujqësore, bizneset e specializuar në sektorin agro-ushqimor, industria e serrave bujqësore, hartuesit e politikave, institutet kërkimore dhe shkencore si dhe të gjitha palët e interesuara të cilat do të ftohen për të qenë pjesë e seminareve, konsultimeve dhe konferencës finale, për të kontribuar në arritjen e objektivave të projektit.

Në këtë takim morën pjesë partnerët

  • Instituti teknologjik i edukimit në Thesali (Greqi)
  • Universiteti i Thesalisë (Greqi)
  • Rajoni i Thesalisë (Greqi)
  • Molise drejt 2000 (Itali)
  • Njësia Teknike e Sistemit të Informacionit për Menaxhimin e Ujit në Zonën Euro-Mesdhe (Francë)
  • Këshilli Kombëtar Kërkimor Spanjoll (Spanjë)
  • Këshilli i Qarkut Berat (Shqipëri)
  • Instituti Kërkimor i Agrikulturës (Qipro)

Këshilli i Qarkut Berat, u përfaqësua në këtë projekt nga zv. Kryetari Saimir Plaku, në cilësinë e menaxherit të projektit

Informacioni i plotë lidhur me ecurinë e takimit gjendet këtu dhe në faqen zyrtare të programit https://medgreenhouses.interreg-med.eu/news-events/news/detail/actualites/kick-off-meeting-in-larissa-1/