SUSTOURISMO: Publikohet Buletini i Tretë Informativ

SUSTOURISMO: Publikohet Buletini i Tretë Informativ

SUSTOURISMO: Publikohet Buletini i Tretë Informativ

Projekti SUSTOURISMO, pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërterritorial Adriatik – Jon 2014 – 2020, ka për qëllim përmirësimin e kushteve mjedisore përmes reduktimit të ndotësve mjedisorë të shkaktuar nga rritja e përdorimit të makinave private nga ana e turistëve që udhëtojnë përmes shteteve që lagen nga deti Adriatik. Reduktimi i ndotjes pritet të arrihet përmes rritjes së përdorimit të mjeteve të transportit të përbashkët dhe transportit aktiv (ecje, biçikleta), transportit publik dhe mjeteve që emëtojnë sasi të ulëta karboni (makina të përbashkëta, makina elektrike).

Buletin i Tretë Informativ i projektit paraqet në mënyrë të përmbledhur ecurinë e aktiviteteve kryesore të projektit.

Aplikacioni tani është online. Mirësevini në aplikacionin SUSTOURISMO!

Aplikacioni SUSTOURISMO u ofron turistëve mundësinë për të:

  • eksploruar zonat SUSTOURISMO-Selaniku (GR), Preveza (GR), Igumenica (GR), Ravenna (IT), Grado-Aquileia (IT), Ljubljana (SL), Zadar (HR), Tivat (ME), Berat (AL) , Beograd (RS) – dhe të mësoni më shumë për Pikat e Interesit, informacionin e qëndrueshëm të lëvizshmërisë, eventet e ndryshme, motin, paketat turistike SUSTOURISMO, informacione/lidhje të tjera të dobishme &
  • bëheni pjesë e turizmit të qëndrueshëm dhe lëvizshmërisë (jepni idetë, mendimet, ankesat tuaja, paraqisni udhëtime të zbatuara brenda zonës së vizituar SUSTOURISMO, numëroni hapat tuaj, merrni pjesë në paketat turistike SUSTOURISMO) dhe fitoni shpërblime!

Paketat turistike SUSTOURISMO lokale hynë në fazën e testimit

“Paketat turistike” SUSTOURISMO janë skema shpërblyese të miratuara nga partnerët e projektit në mënyrë që të mbështesin promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe lëvizshmërisë në nivel lokal. Skema të ndryshme do të testohen nga gushti 2021 në qytete dhe vende të ndryshme të përfshira në projektin SUSTOURISMO. Falë skemave të bashkëpunimit të përcaktuara bashkërisht nga organet e turizmit dhe lëvizshmërisë të zonave të ndryshme, turistët do të jenë në gjendje të shijojnë këto pako dhe çmime duke përdorur aplikacionin SUSTOURISMO.

Paketat dhe çmimet turistike do të luajnë rolin e stimujve të fortë përmes të cilëve turistët do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë mjedisore dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të zonave të përfshira. Qëllimi i këtyre skemave të bashkëpunimit nuk është vetëm përcaktimi i përbashkët i planeve dhe veprimeve të projektit, por edhe ruajtja e ndërhyrjeve SUSTOURISMO përtej fushëveprimit të projektit.

Paketat turistike për rastin e Beratit

Zbuloni 24 shekuj të historisë, kulturës dhe traditës

Turi do të fillojë në Urën e Goricës duke lejuar që turistët të ecin drejt lagjes antike të Mangalemit. Shtëpitë ngjiten drejt kodrës, të gjitha duke u përpjekur për të parë një pjesë të çmuar të pamjes së Beratit. Duke ecur në rrugë dhe rrugica spirale prej guri, turistët do të vizitojnë Qendrën ikonike Mesjetare, duke shikuar Xhaminë e bukur të Mbretit dhe monumentin e Teqesë së Helvetëve.

Turi do të vazhdojë drejt kalasë së famshme të qytetit duke u ndalur së pari në Muzeun Etnografik Kombëtar, ku turistët mund të zhyten në histori dhe traditë. Turistët pastaj do të ngjiten në Kalanë madhështore të Beratit. Brenda mureve të saj, turistët do të gjejnë një kompleks të madh kështjelle të përbërë nga rrugë të gurta, shtëpi dhe kisha bizantine të përziera. Pikat kryesore të interesit brenda Kalasë së Beratit përfshijnë kisha të ndryshme bizantine.

Turi në këmbë do të përfundojë duke eksploruar artin bizantin dhe ikonografinë në Muzeun Onufri, brenda Katedrales së Fjetjes së Shën Mërisë. Për më tepër, turistët do të kenë mundësinë, si pjesë e paketës, të eksplorojnë pjesë të caktuara të qytetit me një shërbim biçikletash falas.

Buletin i plotë informativ mund të gjendet këtu.