Publikohet Raporti Paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor

Publikohet Raporti Paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor

Këshilli i Qarkut Berat vë në dijeni e grupeve të interesit për publikimin e Raportit Paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Planin Rajonal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Qarkut Berat (PRMIM)

Këshilli i Qarkut Berat, në bashkëpunim me pesë Bashkitë e Qarkut, me mbështetjen e Sekretariatit të Shtetit Zvicerian për Çështjet Ekonomike është duke zbatuar projektin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Raportin Paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor e gjeni në linkun që vijon: https://app.box.com/s/z8tovqmk08tukqojofg0fjtigotx7hzf

Palët e interesuara dhe grupet e interesit janë të lutur të shprehin mendimet, vërejtjet, sugjerimet apo vlerësimet e tyre lidhur me këtë raport

Plani Rajonal i Menaxhimit të Mbetjeve në Qarkun Berat

Plani Rajonal i Menaxhimit të Mbetjeve (shkurt “PRMM”) është projektimi për menaxhimin e mbetjeve të ngurta të
gjeneruara në Qarkun Berat, duke përfshirë Bashkitë Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore, Poliçan dhe Skrapar. Plani synon:

“Minimizimin e efekteve negative që vijnë nga gjenerimi dhe menaxhimi i mbetjeve në shëndetin e njeriut dhe mjedisit”

PRMM është një kërkesë themelore për financimin e investimit në një sistem të përmirësuar dhe të qëndrueshëm rajonal të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Qarkun Berat. PRMM u përgatit në kuadër të Projektit të
Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve (MIMN) i financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) me një grant prej 2.2 milion Franga Zvicerane.