Përshkrimi i Projektit
Projekti i njohur me akronimin SUSTOURISMO është pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërterritorial Adriatik – Jon 2014 – 2020
Qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve mjedisore dhe vënia në dukje e elementëve natyrorë dhe kulturor në zonën Adriatik-Jon përmes reduktimit të ndotësve mjedisorë të shkaktuar nga rritja e përdorimit të makinave private nga ana e turistëve që udhëtojnë përmes shteteve që lagen nga deti Adriatik. Reduktimi i ndotjes pritet të arrihet përmes rritjes së përdorimit të mjeteve të transportit të përbashkët dhe transportit aktiv (ecje, biçikleta), transportit publik dhe mjeteve që emëtojnë sasi të ulëta karboni (makina të përbashkëta, makina elektrike)
Në këtë kontekst, do të zhvillohen paketa turistike atraktive të cilat do të përmbushin nevojat e turistëve për udhëtime. Gjithashtu, do të zhvillohet një aplikacion i njohur si SUSTOURISMO për telefonat mobile dhe do të testohet për një periudhë prej 10 muajsh në nëntë qytete pjesë e shteteve pjesëmarrëse në projekt (Shqipëri, Greqi, Itali, Kroaci, Mal i Zi, Serbi, Slloveni). Dhjetë partnerë, që përfshijnë agjensi kërkimore, universitete, bashki dhe rajone në zonën Adriatik – Jon do të koordinohen nga CERTH/HIT si partner lider dhe do të bashkëpunojnë për të vlerësuar efektivitetin e përdorimit të teknologjive inovative dhe shërbimeve të turizmit të lëvizshëm.