Parnteritet

  1. Shoqata e Këshillave të Qarqeve

Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë është një organizatë jopolitike, jofitimprurëse.

Kjo Shoqata është bashkim vullnetar i pavarur i të gjithë Këshillave të Qarqeve të Republikës së Shqipërisë si subjekte juridike publike dhe çdo të zgjedhuri në këto Këshilla.

Aktiviteti i shkosh kontribuon për mbrojtjen e interesave të përbashkëta të qarqeve anëtare, për ndërtimin, zbatimin dhe harmonizimin e politikave të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të rajoneve (qarqeve). SHKQSH ka për synim forcimin dhe zhvillimin e strukturave dhe mekanizmave demokratike në organizimin dhe funksionimin e Qarqeve si organe të nivelit të dytë të qeverisjes vendore; zbatimin e parimit të subsidiaritetit që ka në themel kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave nga çdo nivel i qeverisjes sa më pranë qytetarëve; realizimin e strategjisë së decentralizimit dhe zbatimin me korrektësi të parimeve të Kartës Evropiane të Autonomisë Lokale dhe Rajonale dhe të Kushtetutës së Shqipërisë.

Shoqata e Këshillave të Qarqeve është anëtare e Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore me Vetëqeverisjen Vendore, struktura që siguron konsultimin dhe diskutimin e gjerë të nismave ligjore të qeverisë qendrore me organet e vetëqeverisjes vendore.

 

Link: http://shoqataeqarqeve.al/SQ/

 

  1. Asambleja Evropiane e Rajoneve

 

Asambleja Evropiane e Rajoneve (AER) është rrjeti më i madh i rajoneve në Evropë.

AER përfshin rajone nga më shumë se sa 35 vende të Evropës, prezente në të gjithë kontinentin, duke përfshirë dhe përtej shteteve të Bashkimit Evropian

Këshilli i Qarkut Berat është një partner i angazhuar i Asamblesë Evropiane të Rajoneve

Diversiteti është fuqia e AER

AER është vendi ku aktorë të rëndësishëm të kontinentit evropian – politikanë, drejtues, ekspertë, këshilltarë – bëhen së bashku për të promovuar një Evropë që përqafon diversitetin dhe zhvillohet në mënyrë të qendrueshme

Me anëtarësime nga më shumë se sa 35 shtete, AER është zëri i autoriteteve rajonale që nga viti 1985 dhe ka luajtur një rol thelbësor në ndërtimin e Evropës së bashkuar

Link: https://aer.eu/

 

  1. ARLEM – Asambleja Lokale dhe Rajonale e Euro-Mesdheut

ARLEM është një asamble lokale dhe rajonale e përfaqësuesve nga Bashkimi Evropian dhe partnerët e zonës së Mesdheut

E krijuar në vitin 2010 nga Komiteti Evropian i Rajoneve, ARLEM ka për synim

  • Të përfaqësojë autoritetet lokale dhe rajonale drejt përfshirjes së tyre në Bashkimin Evropian dhe Bashkimin e Mesdheut
  • Të sigurojë dialog politik të nivelit të lartë
  • Të forcojë bashkëpunimin ndërrajonal

Link: https://cor.europa.eu/en/our-ëork/Pages/ARLEM.aspx

 

  1. UNICEF Albania

UNICEF Shqipëri mbështet një program që i ndihmon të gjithë fëmijët që të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore. UNICEF-i dëshiron të garantojë që asnjë fëmijë të mos mbetet pas dhe se zhvillimi mbështetet në drejtësi.

UNICEF-i punon për një Shqipëri:   

  • ku respektohen të drejtat e të gjithë fëmijëve;
  • ku investimet strategjike për fëmijët, do të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të zhvillimit kombëtar;
  • ku Shqipëria të jetë vendi më i mirë ku një fëmijë të lindë, të rritet dhe të arrijë potencialin e tij/saj të plotë.

UNICEF-i promovon zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtë, përfshirjen shoqërore në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare për të mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE.

 

Link: https://www.unicef.org/albania/

  1. UNDP Albania

UNDP punon në rreth 170 vende dhe territore duke ndihmuar në zbutjen e varfërisë, eleminimin e pabarazive dhe përjashtimit.

UNDP ndihmon shtetet që të zhvillojnë politika, aftësi drejtuese dhe partneritete me qëllim që të kenë rezultate të dukshme në gjithëpërfshirje, shërbime cilësore, qendrueshmëri të zhvillimit mjedisor, qeverisje të mirë dhe siguri, si bazat e zhvillimit të qendrueshëm.

Link: https://www.al.undp.org/