Kryetari

Donald Molishti është zgjedhur Kryetar i Këshillit të Qarkut Berat me anë të Vendimit nr. 3, datë 13.09.2019

I lindur në Berat, më 30 Janar të vitit 1984, z, Molishti është diplomuar me titullin Inxhinier në Departamentin e Industrisë së Drurit, në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

z. Molishti ka një karrierë të rëndësishme në administratën shtetëtore, duke mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Berat në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale duke nisur nga muaji Korrik i vitit 2017 e më tej të Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Berat në Agjencisë Shtetëtore të Kadastrës deri në Shtator të vitit 2019. Përgjatë periudhës Mars 2008 – Prill 2009, z. Molishti ka mbuluar pozicionin e Kryeinspektorit në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Berat.

I angazhuar në biznes, z. Molishti mbajtur pozicionin e drejtuesit dhe administratorit të “Mobileri dhe Arredime Blerion”, ku është dalluar për rikonstruksione dhe realizime të banesave të llojeve të ndryshme, me fokus në ato turistike.

Donald Molishti është anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Berat, i zgjedhur në vitin 2015, e më tej, sërisht në zgjedhjet loakle të vitit 2019.

Vizioni i z. Molishti në detyrën e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Berat është angazhimi i institucionit dhe shndërrimi i tij në një qendër gravitacionale për zhvillim rajonal të qendrueshëm përmes tërheqjes dhe implementimit të projekteve të bashkëfinancuara nga Bashkimi Evropian dhe koordinimit me njësitë e qeverisjes vendore për zhvillim urban, kulturor, e turistik në dobi të komunitetit.