SUSTOURISMO

Përshkrimi i Projektit

Projekti i njohur me akronimin SUSTOURISMO është pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërterritorial Adriatik – Jon 2014 – 2020 

Qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve mjedisore dhe vënia në dukje e elementëve natyrorë dhe kulturor në zonën Adriatik-Jon përmes reduktimit të ndotësve mjedisorë të shkaktuar nga rritja e përdorimit të makinave private nga ana e turistëve që udhëtojnë përmes shteteve që lagen nga deti Adriatik. Reduktimi i ndotjes pritet të arrihet përmes rritjes së përdorimit të mjeteve të transportit të përbashkët dhe transportit aktiv (ecje, biçikleta), transportit publik dhe mjeteve që emëtojnë sasi të ulëta karboni (makina të përbashkëta, makina elektrike)

Në këtë kontekst, do të zhvillohen paketa turistike atraktive të cilat do të përmbushin nevojat e turistëve për udhëtime. Gjithashtu, do të zhvillohet një aplikacion i njohur si SUSTOURISMO për telefonat mobile dhe do të testohet për një periudhë prej 10 muajsh në nëntë qytete pjesë e shteteve pjesëmarrëse në projekt (Shqipëri, Greqi, Itali, Kroaci, Mal i Zi, Serbi, Slloveni). Dhjetë partnerë, që përfshijnë agjensi kërkimore, universitete, bashki dhe rajone në zonën Adriatik – Jon do të koordinohen nga CERTH/HIT si partner lider dhe do të bashkëpunojnë për të vlerësuar efektivitetin e përdorimit të teknologjive inovative dhe shërbimeve të turizmit të lëvizshëm.

Objektivat e projektit

Projekti synon gjithashtu të promovojë bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit midis shteteve partnere, si dhe të ndikojë e stimulojë mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e aseteve natyrore dhe kulturore. Një fokus të veçantë ka integrimi i teknologjive të komunikacionit dhe teknologjive inovative me praktikat dhe metodat më të mira për zhvillim të zgjuar dhe të qëndrueshëm të turizmit, veçanërisht sa i takon transportit të gjelbër dhe turizmit të gjelbër. Në veçanti, projekti synon

  • Identifikimin e shërbimeve kryesore të turizmit të lëvizshëm dhe aktorët kryesorë të angazhuar
  • Shkëmbim eksperiencash për përmirësimin e turizmit të qendrueshëm (përmes udhëtimit të zgjuar) në zonën Adriatik – Jon
  • Identifikimi i nevojave të turistëve (sondazhe për të identifikuar interesat edhe nevojat; pikat e me interes turistik; vlerat historike dhe kulturore; metoda alternative të turizmit)
  • Forcimin e bashkëpunimit midis aktorëve të angazhuar për të krijuar një mjedis fito-fito; nxitja e turistëve për të rritur përgjegjshmërinë e tyre ndërsa rriten avantazhet dhe zhvillohet sektori në tërësi, veçanërisht në fushën e turizmit të lëvizshëm dhe të qendrueshëm
  • Eksplorimi i fuqisë së teknologjive të reja për angazhimin e udhëtarëve dhe turistëve në “lëvizje të gjelbër” përmes aplikacionit SUSTOURISMO (rritje ndërgjegjësimi për turizëm të qendrueshëm; kërkim, mësim, zbulim dhe vlerësim i sjellejve turistike të përgjegjshme dhe miqësore ndaj mjedisit)
  • Shkëmbim njohurish për metoda dhe teknika që lejojnë transferimin e njohurive dhe përshtatjen e mësimeve nga raste apo projekte të tjera në zonën ADRION
  • Krijimi i një Plani Veprimi për Turizëm Vullnetar të Qendrueshëm (ROADMAP) në bashkëpunim dhe me hartuesit e politikave dhe aktorët kryesorë që përqendrohet në udhëzime dhe veprime për të përmbushur objektivat e turizmit të qendrueshëm
Alt Text

Informacion i përgjithshëm

Thirrja

ADRION – Thirrja e Dytë për Propozime – Aksi Prioritar 2

Akronimi i projektit

SUSTOURISMO

Prioriteti i Programit

2) Turizëm i Qendrueshëm

Objektivi specifik

Promovimi i mbrojtjes, ruajtjes dhe rritjes së vlerës së trashëgimisë natyrore dhe kulturore si aset i rritjes në zonën Adriatik – Jon

Data e fillimit – data e mbarimit

01.02.2020 – 31.07.2022

Buxheti total

1,618,927.60 Eur

Buxheti i Këshillit të Qarkut

81,050 Eur

SUSTOURISMO

Turizëm i Qendrueshëm

 

 

Partnerët në Projekt

  1. Qëndra për Kërkim dhe Teknologji – Greqi, si partner lider
  2. Bashkimi i Bashkive të Epirit, Greqi
  3. Iniciativa Qendrore Evropiane, Itali
  4. Instituti i Transportit dhe Logjistikës, Itali
  5. Instituti i Trafikut dhe Transportit, Slloveni
  6. Agjencia e Zhvillimit Rajonal të Lubjanës, Slloveni
  7. Bashkia e Tivatit, Mal i Zi
  8. Bashkia Zadar, Kroaci
  9. Këshilli i Qarkut Berat, Shqipëri
  10. Universiteti i Beograd, Serbi
Alt Text

Na kontakto

Dëshiron të dish më shumë informacion mbi projektin SUSTOURISMO? Je i interesuar të angazhohesh në këtë projekt? Ke një pyetje / ide / sugjerim? Kontakto me

Evis Plaku
Menaxher i Projektit SUSTOURISMO
E-Mail: evis.plaku@qarkuberat.gov.al

Lajme dhe Njoftime

SUSTOURISMO: Prezantohet Plani i Veprimit

Prezantimi i Planit të Veprimit SUSTOURISMO, një plan strategjik që rrjedh nga përpjekjet teknike brenda SUSTOURISMO WPT2, që synon nxitjen e turizmit të qëndrueshëm në zonën e ADRION. Dokumenti i plotë gjendet këtu Ky plan përfshin zbatimin dhe zhvillimin e praktikave dhe njohurive të mira të SUSTOURISMO në dokumentet strategjike dhe politike rajonale dhe kombëtare. […]

SUSTOURISMO: Prezantohet Dokumenti i Strategjisë

Strategjia Transnacionale SUSTOURISMO, e referuar gjithashtu si ‘cikli SUSTOURMO’ mund të gjendet e plotë këtu Kjo strategji novatore, e mbushur me një perspektivë transnacionale, është krijuar me përpikëri për të lehtësuar arritjen e objektivave të përbashkëta të zhvillimit të qëndrueshëm brenda qarkut. Ajo ofron një plan që mund të përqafohet nga zona të tjera të […]

SUSTOURISMO OUTPUTS

SUSTOURISMO project is funded under the Interreg V-B Adriatic-Ionian programme and the S.O. Promote the sustainable valorisation and preservation of natural and cultural heritage as growth assets in the Adriatic-Ionian area Below you may find several of the major outputs of the project Sustourismo Strategy SUSTOURISMO Transnational Strategy or as also mentioned ‘SUSTOURMOB cycle’, designed […]

PRESS RELEASE SUSTOURISMO: Final Conference in Trieste

After three years of fruitful cooperation, including the implementation of 18 touristic packages in ten pilot areas of the ADRION Region (Thessaloniki, Preveza and Igoumenitsa in Greece, Ravenna and Grado-Aquileia in Italy, Ljubljana in Slovenia, Zadar in Croatia, Tivat in Montenegro, Berat in Albania, and Belgrade in Serbia), the development of one common mobile app […]

PRESS RELEASE SUSTOURISMO: Last project meeting

On December 6th, 2022, the last (7th) SUSTOURISMO project meeting took place in Trieste, Italy, back-to-back with the SUSTOURISMO Final Conference. It was the second physical meeting since the beginning of the project, and it was the occasion for discussing the key results of the SUSTOURISMO project and future cooperation opportunities. The key topics of […]

SIXTH MEETING OF THE SUSTOURISMO PROJECT

On July 12 and 13, 2022, the sixth meeting of the SUSTOURISMO project took place in Berat, Albania. It was the first physical meeting since the beginning of the project and it was an opportunity not only to discuss the progress of the project activities, but also to get to know each other better and […]

Takimi i gjashtë i projektit SUSTOURISMO

Në datat 12 dhe 13 korrik 2022 u zhvillua takimi i gjashtë i projektit SUSTOURISMO në Berat, Shqipëri. Ishte takimi i parë fizik që nga fillimi i projektit dhe ishte një mundësi jo vetëm për të diskutuar ecurinë e aktiviteteve të projektit, por edhe për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin dhe për të forcuar […]

SUSTOURISMO: Publikohet Buletini i Tretë Informativ

Projekti SUSTOURISMO, pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërterritorial Adriatik – Jon 2014 – 2020, ka për qëllim përmirësimin e kushteve mjedisore përmes reduktimit të ndotësve mjedisorë të shkaktuar nga rritja e përdorimit të makinave private nga ana e turistëve që udhëtojnë përmes shteteve që lagen nga deti Adriatik. Reduktimi i ndotjes pritet të arrihet përmes rritjes së […]