Takimi Lancues i Projektit SUSTOURISMO

Takimi Lancues i Projektit SUSTOURISMO

Takimi Lancues i Projektit SUSTOURISMO

Takimi lancues i projektit SUSTOURISMO u planifikuar të zhvillohet në 27 dhe 28 Shkurt në Selanik, Greqi. Për shkak të situatës emergjente të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ky takim u anullua. Partnerët e projektit vendosën që t’a zëvendësojnë takimin me biseda bilaterale online përmes platformës Skype, me qëllim diskutimin e ideve fillestare për paketat turistike, si dhe aspektet menaxheriale dhe financiare të projektit.

Takimi virtual midis Këshillit të Qarkut Berat dhe partnerit lider

Takimi virtual u zhvillua përmes platformës Skype me qëllim ekzaminimin dhe implementimin e fazës fillestare të projektit. Menaxheri i projektit SUSTOURISMO për Këshillin e Qarkut Berat, z. Evis Plaku prezantoi fillimisht qytetin dhe rajonin e Beratit si dhe arsyet për përzgjedhjen e tij si qytet pilot në këtë projekt. Diskutimet vazhduan mbi kontekstin turistik në qarkun e Beratit dhe paketat turistike që synohen të implementohen përgjatë projektit. Këto paketa përfshijnë:

Fokus në zonën historike të qytetit (zona UNESCO)

Lagjet muzeale të qytetit (Kala, Mangalem, Goricë) janë një pasuri botërore e UNESCO të cilat do të jenë pjesa kryesore e paketave turistike të projektit. Do të zhvillohen ture turistike në qendër të tyre, duke regjistruar gjurmët e turistëve përmes aplikacionit SUSTOURISMO. Do të ndërtohen skema bashkëpunimi me agjencitë turistike dhe ofruesit e shërbimit të transportit për të arritur një numër të lartë turistësh

Përdorimi i biçikletave dhe transportit ekologjik për zhvillimin e turizmit

Përdorimi i transportit të gjelbër (biçikletat) është një nga qëllimet kryesore të projektit. Turistët do të kenë mundësi të ekspolorojnë jo vetëm qendrën e qytetit dhe zonat muzeale, por edhe rrethinat dhe ambientet ku zhvillohet agro-turizmi. Ky projekt synon rritjen e popullaritet të përdorimit të biçikletave dhe zhvillimin e turizmit të qendrueshëm.

Veprime për zgjatjen e qendrimit të turistëve në qarkun e Beratit

Aktivitete të natyrave të ndryshme do të jenë pjesë e paketës turistike me qëllim rritjen e kohëzgjatjes së qendrimit të turistëve në rajonin e Beratit. Rafting në kanionet e Osumit; vizita në bujtina agro-turistike, apo të prodhimit të verës; vizita në artizanët e qytetit dhe në bizneset lokale do të jenë disa nga alternativat e ofruara për zgjatjen e qendrimit të turistëve në rajon.

Partneri lider, CERTH, vlerësoi së këto iniciativa janë në përputhje me qëllimin e projektit dhe objektivat e tij, si dhe theksoi nevojën e angazhimit të aktorëve dhe palëve të interesuara sa më shpejt që të jetë e mundur.

Prezantimin e plotë të Këshillit të Qarkut Berat në këtë takim e gjeni këtu

 

0 Comments

Leave Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *